'Dita' e shqiptarëve në Europë, Uzuni shënon gol ndaj spanjollëve të Betis! Strakosha,Hysaj e Kumbulla titullarë me Lazion e Romën

Myrto Uzuni shënon super gol në grupet e Europa League. Ferencvaroshi i futbollistit shqiptar u mposht në Hungari 3-1 nga spanjollët e Real Betis në ndeshjen e grupit G. Por shqiptari la shenjën e tij me një gol shumë të bukur duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1 në fundin e pjesës së parë. Ferencvaroshi i ka humbur të dyja ndeshjet në grupet e Europa League. Por Uzuni ka lënë shenjën e tij.

Ndërkaq titullar kanë qënë edhe dy shqiptarët e Lazios në ndeshjen e luajtur në “Olimpico” ndaj Lokomotivës së Moskës. Lazio fitoi 2-0 ndaj ekipit rus dhe Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj luajtën gjithë takimin duke zhvilluar paraqitje të kënaqshme. Strakosha u rikthye titullar pas gafës që bëri ndaj Galatasaray-it ndërsa Hysaj konfirmohet titullar i padiskutueshëm. Lazio morri tre pikët e para në grupin E. Ndërsa Napoli u mposht nga Spartaku i Moskës.

Nëse në kampionat nuk aktivizohet nga Jose Mourinho në Uefa Europa Conference League Marash Kumbulla ka luajtur titullar. Roma fitoi edhe në Ukrainë ndaj Zorya 3-0 dhe me dy fitore në po kaq ndeshje verdhekuqtë kryesojnë grupin C me pikë të plota. Aktivizimi i futbollistëve të Kombëtares është lajm i mirë në prag të dy ndeshjeve të muajit tetor./ Përgatiti Andi Kapxhiu 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton