TIRANË - Në ditën ndërkombëtare të OKB-së, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi se, Shqipëria synon që të zgjidhet si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Aktiviteti për këtë ditë është organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në të kanë marrë pjesë edhe agjencitë e OKB-së në Tiranë ceremoninë me temë: WE the People. Në këtë ceremoni ishte e pranishme koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Touimi-Benjelloun.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ministri Ditmir Bushati tha se, “kjo dekadë është një periudhë tranzitore”. Sipas tij, marrëveshja mes SHBA-së dhe Rusisë për armët kimike siriane i dha fund ndërhyrjes ushtarake në Siri. Sipas Bushatit, “ku ka vullnet ka gjithmonë rrugë dalje”.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushani ka deklaruar se, vendi synon anëtarësimin në Këshillin e të drejtave të njeriut.

Duke folur për statusin e vendit kandidat, Bushati tha se, “statusi dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim, i mundshëm”. “Zhvillimi dhe integrimi janë procese komplementare”, tha ministri Ditmir Bushati gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)