Dita e parë e 2022! Kryeqyteti ‘i boshatisur’, pa njerëz dhe pa trafik (VIDEO)

Stand Up: Tirana e 1 janarit 2022, pak orë pas ndërrimit të viteve, është e qetë ndryshe nga çdo ditë e zakonshme. Rrugët janë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të festojnë deri në orët e vona të mëngjesit ndërkohë që duket se ende nuk kanë nisur vizitat tek shtëpitë e njeri-tjetrit, ndoshta ndikuar edhe nga pandemia.”

Ndër ata që kishin nisur punën herët për këtë Vit të Ri ishin punonjësit e bashkisë, të cilët po pastronin kryeqytetin nga mbeturinat e një nate më parë.

Edhe pse pati shumë fishekzjarre, që ishin të ndaluar me ligj, apo grumbullime të mëdha njerëzish, panorama që ofronte kryeqyteti ishte e pastër.

Ndërkohë përveç lokaleve, të cilat kishin një freukuentim të ulët, pothuajse të gjithë bizneset e natyrave të tjera ishin me qepena ulur.

Sakaq qetësia mbizotëronte edhe te ‘Sheshi Skënderbej’ ku nata e 31 dhjetorit ofroi disa aktivitete të organizuara nga bashkia.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë