Dita e parë e Ndocajt në grupin
e PS, i "fsheh" medias emocionet

Dita e parë e Ndocajt në grupin<br />e PS, i
TIRANË - Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste , kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga deputetët. Burime brenda grupit bëjnë me dije se kryesocialisti është shprehur se duhet punuar me bazën për zgjedhjet e 2017 duke u kërkuar të zgjedhurve të zbresin në terren. Po ashtu u mësua se kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka uruar në këtë mbledhje edhe deputetin më të ri, Eduard Ndocajn për të cilin ishte mbledhja e parë ku ai merrte pjesë.
 
Por ndryshe nga dita kur u ul për herë të parë në karrigen e deputetit në seancën plenare të së enjtes, Ndocaj nuk komentoi mbi përshtypjen që i kish lënë mbledhja me kolegët socialistë. E si për ta mbështetur në këtë situatë ka qenë nënkryetari grupit Taulant Balla i cili bëri një koment të shkurtër: “Po socialist është mo vlla”

Ndocaj mori mandatin e lënë nga deputeti i dorëhequr Arben Ndoka. Nga e enjtja ai përfaqëson deputetin e qarkut të Lezhës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës