Dita e parë e regjistrimeve në universitete, fluks i lartë te Politekniku dhe Mjekësia! Studentë të emocionuar: Nis rrugëtim i gjatë

Për 18-vjeçaren Ester Filipi, këtë vjeshtë nis një etapë e re e jetës. Ajo sapo u regjistrua për Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Është dega që ka preferuar gjithmonë, pasi prej kohësh merret me kodim.

 “Inxhinieri Informatike. Është dega që më pëlqen dhe degë e së ardhmes. Tregu i punës aty po orientohet. Është një lloj profesioni që mund të gjesh punë në çfarëdolloj kompanie. Mund të krijosh dhe kompaninë tënde. Mund të punosh privatisht, online, nga çdo vend i botës. Kam praktikuar pjesën e kodimit.

Dega, thotë se është e vështirë, por edhe jetesën larg familjes e shikon të tillë.

“Unë vij nga Përmeti, gjimnazi “Sami Frashri”. Pak e vështirë do të jetë në fillim por besoj me kalimin e kohës do përshtatem”, tha Ester Filipi.

Edhe Simon Begu sot është regjistruar në degën që do ta diplomojë në profesionin e ëndrrave.

“Innxhinieri Mekanike. Kisha hedhur 10 degë. Kjo ishte ajo që kisha dëshirë. E kam pasion që ta vazhdoj. E prisja me mesataren që kisha. Mesatare 9.7. Kam shpresë për të ardhmen e Shqipërisë dhe mund të bëj diçka që mund të ndryshoj të ardhmen e këtij vendi. Mund të hap biznes, por mua më pëlqen të krijoj gjëra në industrinë e automatizimit të mjeteve. Degë e vështirë është, por me punë dhe logjikë mund të ja dal dhe do ja dal. Mendova se kjo është ajo që kam më shumë pasion”, Simon Begu nga Tirana.

Degët e Inxhinierisë e kryesisht ato të teknologjisë së informacionit këtë vit kanë pasur kërkesën më të lartë nga maturantët e më pas vjen mjekësia. Për t’u regjistruar për Fizioterapi, 18-vjeçarja Aurora Vulaj ka ardhur nga Tuzi i Malit të Zi.

“Jam nga Mal i Zi. Sapo kam përfunduar gjimnazin e përgjithshëm dhe kam ardhur në Tiranë për tu interesuar tek Universiteti i Mjekësisë për të nisur degën e fizioterapisë. Këtu në Tiranë i ka përfunduar studimet edhe vëllai me motrën. Kam menduar se do ta kem më të thjeshtë që të vazhdoj universitetin në Tiranë. Tirana më duket më me shumë mundësi që unë mund ti zhvilloj. Unë jam marr me sort prej 7 vitesh dhe kam zgjedhur fizioterapinë që të merrem sërish me sportistë”, tha 18-vjeçarja nga Mali i Zi, Aurora Vulaj.

Maturantët do të kenë afat deri më 13 shtator të bëhen pjesë e 7 fazave 48-orëshe të regjistrimit. Ata duhet të paraqiten fizikisht në sekretaritë e fakulteteve me ID, diplomë gjimnazi, listë notash e 2 fotografi. Pjesë e garës për të nisur arsimin e lartë u bënë rreth 19.700 maturantë, ndërsa për të gjithë ata që nuk janë shpallur fitues në ndonjë degë, ka ende shpresa në fazat e tjera.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elisa: 30/08/2024 20:28

    Suksese yll i Permetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut