Në 48 orët e para, mbi 6 mijë të regjistruar në universitete! ‘Mjekësia’ e ‘Arkitektura’ drejt ezaurimit total të kuotave! Interes edhe për privatin, studenti: Më pëlqen korrektesa

Mjekësia dhe arkitektura janë drejt ezaurimit total të kuotave të pranimit në fazën e parë të regjistrimeve në universitet. Deri tani, sipas Rrjetit Akademik Shqiptar janë mbi 6 mijë maturantë të regjistruar.

Më shumë se 6 mijë maturantë janë regjistruar në Universitete gjatë fazës së parë të raundit të parë të këtij procesi. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj thotë se mjekësia e arkitetura janë drejt ezaurimit total të kuotave në dispozicion.

“Është vërtet vetëm faza e pare, por ecuria është shumë e mire. Ecurinë më të mire e kanë patur ato degë që kanë patur konkurse siç është rasti i Mjekësisë dhe Arkitektura, sportet do të thotë se ato maturant që bërë dhe konkurse , teste etj e kanë ndarë mendjen dhe kanë shkuar e janë regjistruar . 80% e kuotave të mjekësisë psh janë të ezauruara që ditën e pare të regjistrimeve . Edhe arkitektura kishte një ecuri shumë të mire. Kurse për të tjerat është akoma shpejt. Procesi do të filloj të shfryhet pak nga pak, do të lirohet pak. Do të ketë më shumë përfitues nga ky sistem.”- tha Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar.

Në ditët e para të rregjistrimeve thotë Xhelaj interes ka patur edhe për  regjistrimet në universitete private.

 “Është vënë re që në ditët e para tendenca është gati gjys për gjys . Maturantët që e kanë ndarë mendjen për studime në një universitet jopublik shkojnë regjistrohen që në fillim. Pastaj në fund të procesit lëvizin me një % 70 publiku dhe 30 privati.”- tha Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar

Arsel Kolgjegja është një student i saporegjistruar në një universitet privat në fakultetin e sporteve. Ai tregon arsyet pse bëri këtë zgjedhje.

“Më ka pëlqyer universiteti privat meqë ka korrektsi si dhe nga kushtet.”- tha Arsel Kolgjegja, student.

Ndërkaq, të tjerë maturantë që kanë zgjedhur universitetet shtetërore, thonë se zgjedhja e tyre është bazuar në pritshmërinë për punësim.

“Po që në fillim universiteti shtetëror k qenë në preferencat e mia. Po regjistrohem administrim biznesi.”

Me zhvendosjen graduale të listës së fituesve dhe vijës së kuqe pas datës 11 shtator nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitet i cili zgjat deri më 1 tetor. Më tej kandidatët e paregjistruar nuk kanë një raund të tretë, por mund t’i drejtohen direkt fakultetit përkatës për t`u regjistruar, pavarësisht aplikimeve që mund të ketë bërë më herët maturanti në portal.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë