TIRANË- Fillimi i vitit të ri shkollor paralizoi kryeqytetin. Që prej orës 07.00 të mëngjesit deri në tre orë në vijim Tirana ishte e renduar nga trafiku dhe numri i madh i automjeteve në rrugë. Jo vetëm rrugët kryesore, por edhe ato dytësore ishin të bllokuara, sidomos në afërsi të shkollave, pavarësisht se policia rrugore dhe policia bashkiake ishin në krye të detyrës.
Unaza e Mesme e Tiranës, me pikat e saj kyçe Zogu i Zi, ish-Stacioni i Trenit, “Vasil Shanto”, Medreseja, shkolla “5 Maji” ishin të pakalueshme nga ora 07:00 deri në 10:00. Trafik i rënduar ishte edhe në Unazën e Re. Rruga “Teodor Keko” i ngjante së kaluarës, pavarësisht investimit në dy vitet e fundit. Por radha e makinave ishte e madhe edhe në rrugica të kryeqytetit, duke vijuar deri në Kamëz, Kombinat, Sauk dhe “Don Bosko”. “Taxi Lux Albania”, sot u dyfishuan automjetet në Tiranë dhe për këtë ka disa arsye.
"Trafiku është shtuar ndjeshëm sot, mund të jenë rreth 30 mijë makina që lëvizin në Tiranë në këtë orë. Problemet nuk vijnë vetëm nga shtimi i makinave që lëvizin prindërit për të dërguar fëmijët në shkollë, janë shtuar edhe autobusët e shkollave. Si pasojë ka kaq shumë radhë në të gjitha rrugët kryesore", tha ai.
Përtej vendimit të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, për shmangien e efektivëve në rrugë, këtë të hënë Policia Rrugore ishte përqendruar në akset problematike pranë shkollave. Synimi ishte ndihma për prindërit shoferë dhe jo ndëshkimi. Kjo ishte vetëm dita e parë e një sezoni të gjatë, mes shirash dhe radhëve të gjata të trafikut në Tiranë.
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Vazhdoni me ecure pake se ka nevoje trupi
Përgjigjukeshtu behet trafiku , kur e ke mbushur tiranen me pallate o erion veliaj
PërgjigjuQellimi i dites.. me mire 1 ore ne makine se 10 minuta ne kembe.
Përgjigju