Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 109-vjetorinë e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, presidentja kujton se në këtë ditë ka lindur Adem Jashari, si dhe po në këtë ditë Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht, duke shtuar se të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë
Ajo shkruan se Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!
Mesazhi i plotë i Vjosa Osmanit:
Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.
Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.
Në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!
Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!
Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës!
Lajmi kryesor:
109-vjetori i Pavarësisë, Rama: Gëzuar! Meta: Ditë bashkimi e reflektimi! Basha homazhe me deputetët e PD-së në Varrezat e Dëshmorëve
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë! Begaj: Na udhëzoftë vizioni i tij perëndimor për shtetformim
24 Janar, 12:29
-
28 Nëntori e gjen politikën gjithmonë të ndarë!
29 Nëntor 2023, 18:18
-
VIDEO/Në prag të 111-vjetorit të Pavarësisë, në fasadën e godinës së Bashkisë Shkodër shfaqen momentet historike të shtet-formimit
27 Nëntor 2023, 21:03
-
VIDEO/Lushnjë, përkujtohet Dita e Ngritjes së Flamurit
27 Nëntor 2023, 20:38
-
Festat e Nëntorit/ Prishtina 'skuqet' nga flamuri shqiptar me përmasa gjigande
27 Nëntor 2023, 18:22
-
‘28 nëntori’, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Vlorën: Festa e flamurit na bashkon çdo vit
27 Nëntor 2023, 13:52
-
Me vrap nga Prishtina në Tiranë, atleti Erzen Zyberaj 260 km për festën e Flamurit
27 Nëntor 2023, 13:41
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: T’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar
25 Nëntor 2023, 09:58
-
Mungoi në samitin e Diasporës, Vangjeli: Albin Kurti vjen në Tiranë paraditen e 28 nëntorit
23 Nëntor 2023, 19:01
-
VIDEO/Në vigjilje të 28 nëntorit, mungon dekori kuqezi në Vlorë! 10 ditë para festës, bashkia nuk ka vendosur flamuj në sheshe
18 Nëntor 2023, 11:45