Dita e pavarësisë së Austrisë, Ruçi uron kryeparlamentarin austriak Wolfgang Sobotka

Dita e pavarësisë së Austrisë, Ruçi uron kryeparlamentarin austriak Wolfgang Sobotka

Wolfgang Sobotka dhe Gramoz Ruçi

Ruçi uron kryeparlamentarin e Austrisë Sobotka për ditën e pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e tij drejtuar kryeparlamentarit, Ruçi shkruan se Austria është një ndër vendet më të rëndësishme të BE-së.

 “Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të ulem dhe të shkruaj një letër për Ju. Letërkëmbimi i shpeshte është shenjë e miqësisë sonë, e respektit të ndërsjelltë, si shprehje e ndjenjave e dëshirave të popujve tanë dhe i bashkëpunimit të ngushtë midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë, Ju përcjell urimet më të përzemërta të Kuvendit të  Shqipërisë dhe të miat personalisht, për Ju, Këshillin Kombëtar dhe popullin mik austriak.

26 tetori, Dita Kombëtare, është një ngjarje historike për Austrinë, vendin mik e partner të ngushtë të Shqipërisë. Për të gjashtëdhjetë e pestin vit rrjesht, Austria nderon miratimin nga Parlamenti të Ligjit Kushtetues mbi neutralitetin, ditë në të cilën Austria rifitoi statusin si  një vend i pavarur e sovran dhe që prej 55 vitesh kremtohet si Festë Kombëtare. 

Austria është sot një ndër vendet më të rëndësishme të Bashkimit Europian dhe një mbështetëse dhe avokate e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilën Ju jemi shumë mirënjohës. Në këtë mbështetje ne kemi ndjerë gjithmonë edhe përkrahjen  dhe inkurajimin Tuaj personal.

Gjatë këtij viti të vështirë për njerëzimin, vendet tona po përballen me pasojat e pandemisë së Covid-19 dhe unë rishpreh besimin tim se vendet tona dhe mbarë njerëzimi do ta përballojnë me durimin dhe masat e nevojshme këtë kërcënim për mbarë botën.”, shkruan në letrën e urimit Ruçi.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan