Dita e Pavarësisë/ Veliaj: Të vendosur më shumë se kurrë për të vijuar me urbanizimin e Tiranës

TIRANË- Në kohën kur kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe të tjerë personalitete ishin duke nderuar personalitete të tjera në Vlorë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, zgjodhi sheshin Skënderbej për të ngritur flamurin por për të lëshuar edhe mesazhe politike.

Veliaj tha se edhe në kohën kur u shpall Pavarësia kishte një pakicë që nuk e donte flamurin kuqezi dhe ishte e gatshme të binte dakord me pushtuesin.

“Kushdo që është tirans i vjetër apo tirans i ri, i viteve të fundit, duhet të ndihet krenar që është pjesë e një qyteti, i cili gjithmonë ka pasur një shpirt dhe zemër në momentet më të rëndësishme të historisë së kombit tonë. Në fakt, historia nuk ka ndryshuar shumë, edhe në ato kohë kishte njerëz që nuk ishin dakord me këto veprime. Për ju që jeni akoma nxënës jam i sigurt që po lexoni librat e historisë për një lëvizje që quhej “dum babën”; lëvizja “dum Babën” ishte një minorancë e zhurmshme shqiptarësh, jo të huajsh, të cilat thoshin mirë këta me pavarësi, por ne preferojmë të rrimë të pushtuar, të bëjmë pakt me zaptuesin, me pushtuesin. Edhe atëherë, jo të gjithë donin këtë flamur, jo të gjithë donin këtë himn. Kishte një minorancë që bënte zhurmë dhe që nuk e donte këtë vendim të rëndësishëm për progresin e kombit dhe thoshin ‘dum Babën”-u shpreh Veliaj.

Veliaj komentoi edhe projektin e Unazës së Madhe dhe tha se ka shumë vendime të rëndësishme që duhen marrë.

 “Edhe sot do të duhet të marrim vendime të rëndësishme. Vendimi për ta shpallur Shqipërinë të pavarur, më vete dhe për të vendosur që ky vend të progresojë ishte një vendim i rëndësishëm. Sot lipset që të marrim vendime të tjera të rëndësishme, që të jemi një qytet, një shtet modern. Sot lipset që të kemi progres, që minoritetet e zhurmshme t’i respektojmë për fjalën e tyre, por shumica e heshtur të vazhdojë përpara. Nëse do të dëgjonim çdo minorancë të zhurmshme që thotë “dum babën”, nuk do e kishim këtë shesh, nuk do e kishim atë Pazar të Ri, nuk do e kishim atë Bulevard, nuk do e kishim Parkun, Lodrat te Liqeni. Nuk do të kishim shumë prej vendimeve të rëndësishme që merr shumica e heshtur dhe e drejtë e këtij qyteti. Ndaj, miqtë e mi, ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Tirana do ta ketë një Unazë të Madhe për të fituar pavarësi nga trafiku, nga bllokimi, nga zaptimi”-tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë shtoi se do të vijojnë bonuset për banesat sociale, por theksoi se puna për Tiranën duhet të vazhdojë me shpejtësi.

“Përsa kohë që ky qytet, me bujarinë e vet, ka vendosur se banesat sociale mund të përdoren pa limit, dhe nëse dikush nuk do banesë sociale do të marrë bonus qeraje, për të tjerët ka shpronësim dhe për gjithë të tjerët plotësim i çdo nevoje brenda arsyes së këtij kombi, unë besoj se Tirana ditët më të mira i ka përpara dhe duhet të vazhdojë non stop me marshin e 5 për progresin e qytetit dhe vendit tone”-vijoi më tej Veliaj.

Për kryebashkiakun Veliaj, progresi i Shqipërisë është një detyrim për të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e vendit.

 “Ne do të akomodojmë këdo që ka nevojë për solidaritetin e qytetit tonë. Ky qytet nuk la pa shtëpi dhe pa bukë hebrenjtë në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. E sigurt që ky qytet me këtë bujari dhe histori të lavdishme nuk do të lërë asnjë njeri pa shtëpi dhe pa bukë, ama nuk do të lëmë as qytetin pa u zhvilluar. Ia kemi borxh atyre që themeluan këtë qytet, ia kemi borxh gjeneratës së re që nuk do të na e falë kurrë nëse ata që thonë sot “Duam Babën” pengojnë zhvillimin e qytetit. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata qytetarë bashkëpunues të zhvillimit të Tiranës. Unë e kuptoj se vendimet nuk janë të lehta, as vendimi i Pavarësisë nuk ishte i lehtë, as vendimi i Çlirimit nuk ishte i lehtë dhe sot as vendimet që Shqipëria të zhvillohet dhe Tirana të progresojë nuk janë vendime të lehta”-mbylli Veliaj fjalën e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit