TIRANË, 26 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kampionët e Botës në peshëngritje, Daniel Godeli dhe Romela Begaj do të ngrenë më 28 Nëntor në Vlorë flamurin Kombëtar Shqiptarë në ceremoninë zyrtaret të festimit të ditës së Pavarsisë të Shqipërisë.
Lajmin e bëri të ditur Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ne  faqen e tij Facbook, ku shkruan se "Dy kampionët e Botës në peshëngritje, Romela Begaj dhe peqinasi Daniel Godelli, do të ngrenë në Vlorë, më 28 nëntor, flamurin kombëtar në ceremoninë zyrtare të festimit të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
"E kush më shumë se ata, thekson Peza, e meritojnë dhe kush më mire se ata mund të na bëjë sërisht krenarë për lartësimin e simbolit kuqezi?", shkruan Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi dhe nënkryetar i Komisionit të Medias, Alfred Peza, në faqen e tij në FB.
Kujtojmë qe Daniel Godelli dhe Romela Begaj u shpallën kampion bote,  në kampionatin botëror të peshëngritjes të zhvilluar në Dalmati të Kazakistanit në fillim të nëntorit, duke grumbulluar , medalje ari dhe 1 argjendi (Godeli i fitoi 2 ari dhe një argjendi, ndërsa Begaj vetëm 1 ari).
peshengritesja Romela Begaj
/f.n/