Dita e Punëtorëve, premtimi i Erdogan: Do zgjidhim problemet e mbetura

Dita e Punëtorëve, premtimi i Erdogan: Do zgjidhim problemet e mbetura

Presidenti Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 1 Majit, iu ka drejtuar një mesazh punëtorëve, një ditë para Ditës Botërore të Punës, transmeton Anadolu Agency (AA). Në mesazhin e tij, publikuar nga Presidenca e Turqisë, Erdogan, uroi të gjithë punëtorët të cilët luajnë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e Turqisë.

“Ne jemi përfaqësues të një civilizimi që thotë ‘paguani pagën e një punëtori para se t’i thahet djersa'", tha ai, duke iu referuar një thënieje të Profetit Muhamed.

Duke përmendur 15 vitet e përpjekjeve nga qeveria turke për të mbështetur dhe përforcuar të drejtat e punëtorëve, Erdogan u zotua të vazhdojë të lehtësojë zgjidhjen e të gjitha problemeve të mbetura.

“Pa parakushte apo paragjykime, ne jemi bashkuar me të gjitha sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, agjenda reale e të cilëve është e drejta dhe përfitimet e punëtorëve. Kemi pasur diskutime dhe kemi arritur marrëveshje. Ne jemi kujdesur që të mos jemi nga ata që instrumentalizojnë punëtorët dhe një ditë kaq domethënëse si 1 Maj”, ka theksuar presidentit Erdogan.

Ai theksoi se qeveria e tij ka bërë gjithçka brenda fuqisë së saj për t’i mundësuar çdo anëtari të kombit të përfitonte nga “vlera e shtuar” e prodhuar kur Turqia u bë më e pasur, duke shtuar se ata do të vazhdonin të bënin të njëjtën përpjekje.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo përpjekje të sinqertë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve tanë dhe do të vazhdojmë të ecim krah për krah me motrat dhe vëllezërit tanë punëtorë deri në fund”, tha Erdogan.

Presidenti turk po ashtu theksoi se qeveria turke kishte futur një numër të madh programesh për të ulur normën e papunësisë, duke shtuar se Turqia mund të bëhej më e pasur vetëm kur punëtorët e saj të bëhen të pasur. “Të gjithë punëtorët e këtij vendi janë punëtorët tanë. Dita e 1 Majit, që ne e shpallëm një festë kombëtare, është po ashtu festim i punës”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja