Dita e rivarrimit të heroit Isa
Boletini, homazhe në Mitrovicë

Dita e rivarrimit të heroit Isa<br />Boletini, homazhe në Mitrovicë
Me himnin kombëtar në sfond dhe atij të Kosovës është zhvilluar ceremonia për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini.

Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë përveç qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe kryeministri I Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishanin, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa është vënë re mungesa e një përfaqësuesi nga qeveria Shqiptare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli e nisi fjalimin e tij duke i bërë thirrje të rinjëve mitrovicas të që krenohen me figurën e heroit kombëtarë Isa Boletini.

“Ai po kthehet sot nga beteja e madhe për lirinë e Kosovës. Kosova më në fund është e lirë, po asaj i mungonte heroi Isa Boletini. Është koha që të rehatohesh edhe ti në Kosovën e lirë”, tha Veseli. 
kosove
"Isa Boletini luftoi për të gjithë shqiptarët. Rrethanat e kohës dhe rreshtimet e fuqive të mëdha pamundësuan që kjo ëndërr të bëhet tërësisht realitet. Andaj pavarësia e Shqipërisë më 1912 nuk arriti të ruante shumicën e tokave. Sidoqoftë pavarësia e vitit 1912 shënon aktin e madh të historisë tonë kombëtare pasi që pas plotë pesë shekujsh shqiptarët arritën të kenë një shtet sovran dhe një qeveri të veten. 28 nëntori 1912 është akti më i madh në histori të shqiptarëve siq është akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Të dy këto ngjarje janë meritë edhe e Isa Boletinit. Përtej simbolikës kthimi i eshtrave të heroit Isa Boletini në Kosovë është detyrim i joni shtetërorë, këtij vigani jeta dhe vepra të cilit ka qenë insipirm për brezat tonë të ri. Ai po i kthehet Boletinit të tij të dashur. Isa Boletini është hero i Kosovës dhe dueht të ketë nderimin e gjithë popullit shqiptarë. Ai është simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimi për lirinë universale njerëzore", - u shpreh kryeministri Isa Mustafa.
kosove
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani u shpreh: “E paharrueshme është dhe do të jetë për mua kjo ditë. Besoj fort se shqiptarët kudo që ndodhen e përjetojnë me emocion të pashlyeshëm fundin e 100 ditëve vetmi. Sot e kemi këtu, për të kujtuar mbi të gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve, të cilët dhanë jetën që shqiptarët të mbeten, që shqiptarët të qëndrojnë, që shqiptarët të ringriten, që ata të fitojnë të drejtat e tyre. Isa Boletini është kryeheroi ynë. Isa Boletini është gjesti, shembulli, kolona e tempullit shqiptar. Sot e kemi dhe i rrëfehemi atij. Rruga drejt Europës që ka ndjekur Isa Boletini po vazhdon edhe sot".

“Gjithçka bëri Isa Boletini, na qon ka identiteti dhe Europa. Sot është ditë e shënuar për Kosovën dhe kombin shqiptar pasi Isa kthehet në shtëpi pas një rruge të gjatë. Ai kthehet si fitimtar si ngadhënjyes si fitimtar i kombit shqiptar”.

“Heroi Isa Boletini do të prehet në vendlindjen e tij, në kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë, sot po përmbushet amaneti i tij. Ai me 400 trupa mbrojtën Pavarësinë që atë kohë ishte e brishtë si një fëmijë. Ndihem krenar që jam bashkë me ju, që kam gjak si ai, dhe që do të përkulem para varrit të tij
”,  tha lideri i opozites shqiptare Lulzim Basha në fjalimin e tij për nder të rivarrimit të Isa Boletinit.

Pas kësaj ceremonie arkivoli me eshtrat e Isa Boletinit është nisur drejt fshatit të vendlindjes së tij, Boletin të Mitrovicës. Shoqërimi i eshtrave drejt Veriut të Mitrovicës bëhet pa praninë e qytetarëve, pasi ajo pjesë e qytetit kontrollohet ende nga forcat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
 
Në këtë ditë të rëndësishme, Kuvendi Komunal mbajti një seancë të posaçme në nderim të figurës së Boletinit me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij në fshatin e lindjes, Boletin që tashmë është pjesë e komunës me shumicë dërmuese serbe, Zveçanit.
 
Pas mbledhjes solemne para Kuvendit Komunal në Mitrovicë, u vendos arkivoli i Isa Boletinit ku  kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bëri homazhe dhe vuri kurorë me lule.
 kosove
isa boletini
isa boletini

 Foto të tjera 

Veseli: Ta përcjellim Isën sic na ka hije! Nderim veprës së tij
Në këtë seancë solemne mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e personalitete të shumta të jetës politike dhe publike të nivelit qendror dhe lokal si dhe familjarë të Heroit Isa Boletini.
 
isa boletini

“Ne, si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik. Në kohë të vështira për vendin dhe kombin, Isa Boletini u vu në ballë të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Me fuqinë e fjalës së tij ai udhëhoqi shumë kuvende për çështjen kombëtare dhe me guximin e tij prej komandanti popullor udhëhoqi shumë beteja, nga Kaçaniku deri në Shkup, nga Shkodra deri në Vlorë. Në vjeshtën e rëndë të viti 1912, Isa Boletini u nis nga malet e Kosovës për t’u vënë në mbrojtje të shtetit shqiptar të sapo shpallur në Vlorë. Ne si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik”
, - theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
kosove
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji