Sot më 6 dhjetor, në të gjitha Mitropolitë e Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin, Korçën, Gjirokastrën, Fierin, Beratin, Elbasanin, si dhe në kishat që mbajnë emrin e Shën Nikollës në mbarë vendin, u kremtua me solemnitet Dita e Shën Nikollës.

Dita e Shën Nikollës, u kremtua edhe në Kavajë emrin e të cilit mban edhe kisha në këtë qytet. Forlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë imzot Joani drejtoi Liturgjinë Hyjnore në të cilën morën pjesë qindra besimtarë.

Në fjalën e tij plot urtësi Fortlumturia e tij theksoi mësime nga jeta dhe shembulli i shenjtorit si rregulli i besimit, butësia, përulësia dhe dashuria për të pambrojturin.

“Sot erdha me gëzim, pas 30 vjetësh. Sot në festën e madhe të Shën Kollit, është një moment reflektimi. Sot ne nderojmë Shën Nikollën, peshkopi i Mirës së Likisë. Shën Nikolla nuk ka shkruajtur asnjë libër, as nuk ishte orator i madh, megjithëse ishte një shenjtor më të dashur të kishës, sepse e donte shumë Krishtin. Ikona e Perëndisë ndodhet në çdo njeri, ngjashmëria është një mundësi që na jepet ne. Dhe na jepet kjo mundësi nëse ne do të fillojmë të jetojmë sipas mësimeve që na vijnë nga mësimi i Zotit, i Ungjillit", tha Kryepeshkopi.

Shën Nikolla, i njohur si peshkopi i Mirës së Likisë, ka jetuar në shekullin e IV-të. Ai njihet për bamirësitë e tij, shpesh të dhëna fshehurazi, një cilësi që frymëzoi legjendën e Santa Klaus.

Shën Nikolla është i njohur si mbrojtës i fëmijëve, marinarëve, jetimëve dhe të varfërve. Emri “Nikolla” ka kuptimin “Fitorja e popullit”.

Kjo ditë kremtohet me përkushtim çdo vit si një traditë e rëndësishme në kalendarin fetar dhe kulturor të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Lezhë/ Kremtohet festa e ‘Shën Kollit’, Ipeshkvi i dioqezës: Shembulli i humanizmit duhet të na udhëheqë edhe në ditët e sotme

Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan festën e "Shën Kollit", pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar u mbajt në katedralen e qytetit e cila mban të njëjtin emër dhe u udhëhoq nga ipeshkvi Monsinjor Otavio Vitale.

Ipeshkvi i dioqezës, Vitale thotë se shembulli i humanizmit "Shën Kollit", duhet të na udhëheqë edhe në ditët e sotme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

"Shën Kolli" festohet nga besimtarët katolik çdo pesë dhjetor në mbrëmje ku me këtë rast është traditë të flijohet një gjel dhe të ndizet qiriu i Shën Kollit para darkës familjare.