Sot më 20 dhjetor, është dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor.

Një ditë e cila ka synim të ndërgjegjësojë dhe të sjellë në vetëdijen njerëzore rëndësinë e solidaritetit.

Report Tv sjell në vemendjen tuaj në ditën e Solidaritetit njerëzor mesazhin e tregimit ‘Bashkimi bën fuqinë’. Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij dhe u kërkoi të thyenin një grumbull me thupra.

Djelmoshat morën thuprat, por nuk mundën t’i thyenin. Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe u kërkoi t’i thyenin një nga një. Trimat, i thyen të gjithë thuprat e ndara një nga një.

'As më i fuqishmi nga ju ,tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse thuprat e ndara thyhen shumë lehtë, nga të gjithë ju.

Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu gjithmonë do të fitoni’.

Por sa të vetëdijshëm janë qytetarët ndaj solidaritetit?

“Sot na ndodhi me një qen po hanim sanduiça dhe erdhi duke na parë neve dhe ne i hodhëm për të ngrënë,”tha një djalë i ri.

“Shikoj shpesh pensionist dhe u jap një petull falas, më vjen keq, një ditë erdhi një grua kishte hequr gjirin ishte shumë e sëmurë i dhashë për të ngrënë, më erdhi keq,”tregon një shitëse ambulante.

“Një ditë kam qenë në shkollë dhe një vajzë më ktheu buzëqeshjen,”shpjegoj një vajzë.

“Po ja jemi solidarizuar me rastin për qenët në Facebook” firmosëm peticionin që kërkonin ata,”tregoj një i ri.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com