TIRANE - Një tetori njihet si dita botërore e kujdesit ndaj të moshuarve, por ata që duhet të ishin në qendër të vëmendjes rezultojnë të pa informuar. Shumica e të moshuarve të pyetur nga A1 Report nuk e njohin simbolikën e datës por shfrytëzojnë rastin të shprehin zemërimin e tyre për mungesën e respektit nga strukturat shtetërore.

Në kuadër të ceremonive të organizuara, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo vlerësoi se për institucionin e tij shëndeti i të moshuarve mbetet një prioritet.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore rezulton se të moshuarit zënë 10 përqind të popullsisë së vendit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)