“Liri do të thotë epërsi e të drejtave të njeriut kudo. Mbështetja jonë shkon për ata që luftojnë për të fituar ato të drejta dhe për t’i mbajtur ato. Forca jonë është uniteti i qëllimit të përbashkët. Për atë koncept të lartë nuk mund të ketë fund përveç fitores”.
Me këto fjalë të Franklin Delano Roosevelt, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të përkujtojë Ditën e të Drejtave të Njeriut, një ditë pas protestës që është zhvilluar ditën e djeshme për vrasjen e 25 vjeccarit Klodjan Rasha, nga efektivi i policisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se Dita e të Drejtave të Njeriut është një proces i pandalshëm dhe se ende ka shumë për të bërë për garantimin e plotë të tyre, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19, kur sipas tij nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, qëkufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat.
"Dita e të Drejtave të Njeriut, na kujton sot se lufta për mbrojtjen e tyre është një proces i pandalshëm dhe se ende ka shumë për të bërë për garantimin e plotë të tyre, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19, kur nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, që në praktikë kufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat tona. Megjithë sfidat, që po kalon shoqëria, për asnjë arsye, nuk duhet të lejojmë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore, që i garanton Kushtetuta, veçanërisht nga përkushtimi për të garantuar të drejtën e jetës për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdesin e domosdoshëm shëndetësor në këto momente të vështira", shkruan Meta.
Kreu i Shtetit shprehet se pavarësisht sfidave që po kalon shoqëria për asnjë arsye, nuk duhet të lejojmë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore, që i garanton Kushtetuta. Ai vë theksin veçanërisht te garantimi i të drejtës së jetës.
"Populli shqiptar është zotuar në ligjin themeltar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.
Të drejtat dhe liritë themelore nuk janë vetëm koncepte të shkruara në letër. Ato janë të drejta absolute, që kushdo, pa asnjë dallim, ka detyrimin t`i respektojë dhe mbrojë. Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të gjithë bashkë, kundër çdo lloj tendence autokratike, që vë në rrezik sistemin demokratik të vlerave dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo shqiptar. Koha për restar! Së bashku do t'ia dalim se rrugë tjetër nuk mund të ketë", shton Meta.
More,i veteshpalluri /Trump/ i shqiptareve,laj gojen para se te permendesh Ruzveltin,ti je vecse nje brumbull i jashteqitjeve te Faves,qenit te Ruzveltit.
PërgjigjuLike floriri me gjith buçen goj pisët munika kok lopa me flegrat e hundës si lop e din shum mir që populli Shqiptar kan urrejtje të pa par për kta fy monstra. E duke e ditur që litari po ju mblidhet kta tani kan filluar e përpëliten si pula kur ju pritet koka. Hajt Ilir me bllok në dor Reçi të pret o iliri ibret.
Përgjigju... ushwim per korbat eshte .Edhe ky palo prrsikesh nje kerrme politike eshte ndaj korbat dihet te rendin se ja ulje cmimi per festat... te festojne dhe ato kane te drejte.
PërgjigjuKy mender presidenti e ka fjalën për të drejtat e përvetësimit të floririt nga ana e tij,dhe të vrasjes së 4 qytetarve me 21 janar,se për popullin këtij nuk i ka shkuar e nuk i shkon ndonjëherë ndërmend,a me falni e ka dhe për të drejtat e maces së tij Sasha që dhe...t në hale floriri .
PërgjigjuJu lutem gazetareve braktiseni se publikuar kercenimet e ketij mender m. . . qe po spati ne xhep 100 milion ne jave nuk fle
PërgjigjuDilni protestoni se këtij nuk i plasi k..i fare po u sëmurët ju dhe prindrit tuaj, mundësisht të vdisni se do thot fajin e ka Rama, dhe në fund ky do vij në pushtet kurse ju dhe prindrit tuaj do merrni të gjatin..
Përgjigju