TIRANE - Në kuadër të Ditës së Tokës, dje Ecovolis në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, organizoi prezantimin e nismës më të re në kryeqytet “Unë Ricikloj”. Kjo nismë synon të ndërtojë hapat e parë për të krijuar kulturën ricikluese në kryeqytet. Në prezantimin e kësaj nisme ajo që është vënë re ka qenë mungesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Në axhendën e aktiviteve në kuadër të kësaj nisme ishte parashkuar edhe vizita e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha për të bërë dhe demonstrimin e parë publik të ndarjes së mbetjeve si dhe prezantimin e planeve për shtrirjen e kësaj nisme, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë në çdo komunitet, për të arritur standardet europiane.

Ndonëse në mungesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës aktiviteti për nismën “Unë Ricikloj” ka vazhduar normalisht. “Nën trysninë që krijon dëshira për të konsumuar pa masë e fre, prodhimi gjithnjë në rritje i mbeturinave urbane duhet kthyer tashmë në një avantazh,” thekson Ened Mato, Drejtues dhe ideator i nismës “Unë Ricikloj”.

Pikërisht, kjo nismë konsiston në ndarjen e plehrave sipas përbërsëve së tyre, që në burim dhe nga vetë qytetarët. Drejtuesi i kësaj nisme Ened Mato u shpreh se "Ndryshe nga shumë fushata ndërgjegjësuese apo takime strategjike për riciklimin, nisma jonë vjen si nevojë e zgjerimit të shërbimeve dhe punëve ekologjike.

Nuk është tërësisht e re për vendin tonë, i kemi parë të gjithë të rinj, burra, gra por fatkeqësisht dhe fëmijë të vegjël duke mbledhur kanaçe nëpër kazanet e plehrave. Një formë riciklimi dhe sigurimi jetese është dhe kjo, por e rrezikshme dhe shfytëzuese për fëmijët".

Më tej Mato shpreht se vendi ku jetojne nuk te jep shumë krah për nisma të tilla “Ndonëse jetojmë në një vend që nuk të jep shumë krah për nisma të këtilla, duhet që vetë në qytetarët, të apasionuarit dhe aktivistë të mjedisit të ndërrmarim aksione të cilat do i shërbejnë mjedisit dhe një jetese më të shëndetshme.

Proçesi i riciklimit nuk është aq teorik sesa praktik”. Drejtuesi i kësaj nisme më tej shprehet se duhet të krijojmë përgjegjësinë qytetare për të trashëguar një mjedis sa më të shëndetshëm “Janë të shumta arsyet pse duhet të marrim këtë rrugë të vështirë, por kryesorja është të krijojmë përgjegjësinë qytetare për të trashëguar një mjedis sa më të shëndetshëm te fëmijët tanë ” shprehet Mato.

Kosha të posaçëm, të cilët sipas ngjyrës dhe formës presin mbetjet përkatëse, janë vënë në dispozicion të qytetarëve, të cilët tashmë, që në shtëpi mund të ndajnë mbetjet e tyre në: plastike, organike, letër dhe alumin. Për proçesin e grumbullimit dhe këmbimit të tyre, do të punësohen dhjetëra të rinj në nevojë, të cilët do e kryejnë këtë detyrë me biçikleta të posaçme të konceptuara nga Ecovolis.

Kjo mënyrë e reduktimit të mbeturinave është e vetmja mënyrë për të kursyer burimet natyrore dhe për të mos i hedhur ato në tokë, gropa, landfille apo të tjera. Depozitimi i tyre në mjedise, "landfille" apo thjesht gropa pa asnjë përpunim, krijon male me plehra që rriten dita ditës,ndërkohë që sipërfaqja e tokës nuk rritet përkundrazi.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)