Dita e tokës, fëmijët vizitë në fermë
për t'u njohur me produktet bio

Dita e tokës, fëmijët vizitë në fermë<br />për t'u njohur me produktet bio
Nxënësit e shkollës "Nike Dardani" të kryeqytetit zgjodhën fermën e Mrizit të Zanave në Fishtë të Lezhës për t'u njohur mbi rëndësinë që ka toka.
 
Aktiviteti u organizua nga "Food Revolution" në bashkëpunim me "Mrizin e Zanave" në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Fëmijët panë dhe preken nga afër produktet që prodhohen nga toka, duke provuar më pas dhe shijen e tyre. Ka mjaftuar kjo vizitë, që ata të kuptojnë rëndësinë e produkteve bio si mënyra e vetme për t'u ushqyer shëndetshme.
 
"Unë kam parë ushqime të tjera, jo si këto se këto janë bio, jemi në fshat dhe ushqimet këtu janë bio dhe nuk janë me pesticide"
 
"Ne këtu mësuar që shumë bimë kishin shumë vlera të ndryshme jo vetëm nga ato që kemi parë dhe kemi mësuar në dituri që nuk i kishim parë ndonjëherë nga afër por vetëm në televizor"
 
"Këto produkte janë shumë të mira, dhe meqë jemi në ditën e tokës po e festojmë në një mënyrë shumë të mirë pranë ajrit të pastër, ushqimeve bio, jo siç jemi mësuar në jetën e qytetit"
 
"Po ishin shumë të mira në ndryshim nga Fast Food-et sepse këtu ushqimet janë bio të rritura nga toka",
shprehen fëmijët.
 
Shefi i Kuzhinës Altin Prenga është befasuar mbi njohuritë që kishin fëmijët mbi produktet e ndryshme, ndaj sipas tij, është shumë e rëndësishme edukimi i brezave që të kuptojnë rëndësinë e tokës.
 
"Është shumë e rëndësishme me edukuar brezat që të kujtojnë rëndësinë e tokës, por sot mbeta realisht i befasuar sepse shumica e fëmijëve kanë një edukim shumë të lezetshëm, që do të thotë prindërit mësuar të kuptojnë rëndësinë e tokës. Ishte e mahnitshme se si i njihnin të gjitha perimet, kafshët. Sa më shumë vëmendje tokë, t'i kthehemi për ta punuar, për ta respektuar", u shpreh Prenga . 
 
Përfaqësuesja e "Food Revolution", Kristi Janku tha se qëllimi i këtij aktiviteti është për të treguar se çfarë kontributi duhet të japë secili prej nesh për tokën.
 
"I kemi sjellë këtu fëmijët e shkollës "Nike Dardani" për të treguar se çfarë kontributi duhet të japin ne për tokën, shpesh herë na kap kjo bota e virtualitetit dhe mblidhemi pas saj, por duhet të marrim pak kohë për të shijuar natyrën. Kështu marrim këtë moment për t'u sensibilizuar për të punuar tokën, për të kuptuar kush janë perimet, kush janë frutat", tha Përfaqësuesja e "Food Revolution", Kristi Janku. 
 
Ferma e Mrizit të Zanave në Fishtë është kthyer në një pike referimi për të gjithë për kuptuar vlerat dhe të mirat që vijnë nga toka.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar