Dita e tretë/ 78 mjekë, infermierë e epidemiologë do të bëjnë dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Dita e tretë/ 78 mjekë, infermierë e epidemiologë do të bëjnë dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Foto ilustruese

TIRANË- Në ditë e tretë të vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, pritet që të bëjnë dozën e parë të vaksinës 78 persona. Personat që do vaksinohen do të jenë stafi i spitaleve COVID dhe epidemiologë të rajonit të Tiranës.

Në total, siç zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije për Report Tv, janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, nga ku askush nuk ka shfaqur reaksione. Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP-së, Silva Bino tha se në ‘Air Albania’ do mund të vaksinohen 600 persona në ditë.

Ashtu sikurse është njoftuar se pas Tiranës do hapen edhe dy qendra të tjera për vaksinimin, Report Tv mëson se në qytetin e Vlorës vaksinimi do të nisë ditën e shtunë dhe do të realizohet në ambientet e stadiumit Flamurtari.

Si është procesi? Para vaksinimit, qytetari duhet të plotësojë një formular ky duhet të përgjigjet lidhur me disa pyetje, bashkangjitur së cilës ka edhe disa informacione shtesë lidhur me vaksinën. Më pas, pozicionohet në një nga 60 postacionet dhe merr dozën e parë. Pas marrjes së vaksinës është e detyrueshme që pacienti të qëndrojë për 20-30 minuta në monitorim nga ana e bluzave të bardha. Në fund, qytetari duhet të kthehet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë, për të cilën theksohet se nëse nuk merret vaksina nuk ka efektin që pritet.

Vaksinimi në Shqipëri nisi 3 ditë më parë, ku e para që bëri vaksinën ishte Shefja e Infektivit, Najada Çomo, për t’u ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së