27 muaj pa paga, shtohet numri i grevistëve në Fier. Një prej tyre dërgohet në urgjencë: Nuk ndalemi deri sa të marrim rrogat

Pothuajse prej 24 orësh punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem të Fierit janë në grevë urie për shkak se shprehen se nuk kanë marrë rrogat prej 27 muajsh. Ndërkohë gjendja shëndetësore të  punëtorëve ka nisur të përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit. Ata kanë shfaqur probleme kryesisht me tensionit, ku njëri prej tyre ka shkuar edhe në urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme grevës i janë shtuar edhe 10 punëtorë të tjerë duke e çuar numrin e grevistëve në 16.

Në një intervistë për mediat grevisti i cili nuk u ndje mirë dhe u dërgua në  urgjencë është shprehur se nuk do të ndalen deri në marrjen e rrogave të prapambetura.

"Jam pjesëtarë i këtij grupi. Greva jonë do të shkojë deri në fund. Tani jam mirë, ne do kërkojmë parat tona. Nuk duam më jo  negociata jo do kaloni këtej jo andej. Shqiptarët po marrin arratinë. " tha ai.

Ndërkohë një grevist tjetër është shprehur se ai së bashku me shokët e tij nuk do të dalin nga greva edhe pse u është kërkuar që të gjejnë një zgjidhje për ti punësuar në vend tjetër.

"Kësaj rruge ekstreme do ti shkojmë deri në fund. Deri në tani nuk kemi marrë asgjë. Sekretari i prefektit na ka ardhur dhe i kemi thënë se nuk duhet më kalim këtej kalim andej. Nuk jam futur në grevë për të shkuar tek bashkia. Kërkoj pagat e prapambetura. Nuk është ofruar vend pune për të gjithë ne që jemi këtu. O i marrim 27 pagat ose nuk dalim që këtu." tha një grevist tjetër.

Ndërkohë bashkëshortja e Hairit është shprehur se është e sëmur dhe familja e saj është futur në borxhe për shkak se nuk kanë me çfarë të ushqehen.

"Kam vuajtur jam operuar në mushkëri. Jemi futur borxh dhe gjithë kohën jam në kontroll. Tani ku do mbështetemi. Bëjë mjekime, kam pasur burrin që ka 13 muaj aty brenda. Edhe djali ka 5 muaj që po i le atje. Ku do jetojmë ku do mbështetemi jemi shumë keq nga ekonomia. Të vërë dorë shteti të shikojë këto familje në gjendje të keqe. Djali kërkon djersën. Është djalë i fejuar jemi 5 veta në shtëpi. E kemi të dobët shumë ekonominë. Jemi futur borxhë"  tha një zonjë.

Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Greva e urisë ishte e paralajmëruar edhe më herët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrapi: 14/02/2020 14:21

    Plasi ne Kucove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy