TIRANE - Në ditën e tretë të protestës para godinës së Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale komuniteti rom kërkon dorëheqjen e Spiro Kserës. Familjet e lëna pa strehim nga Bashkia e Tiranës akuzojnë ministrin se i ka mashtruar me premtimin se do tu garantonte një vend për banim. Në orët e para të së mërkurës ata ishin para ministrisë duke tentuar takimin me titullarin e këtij dikasteri.
“Neve këtë gje do e vazhdojmë deri sa të na jepet zgjidhje sepse ministri Ksera ose të na japi zgjidhje ose ne nuk shkulemi prej këtej. Na ka lënë në mes të katër rrugëve, premtimet që na ka bërë nuk i ka mbajtur, vetëm premtimet duam asgjë tjetër nuk duam.”, shprehet një pjesëtar i komunitetit rom
Një tjetër grua rome thotë: “Ata po urdhërojnë policinë që të na marrin burrat ti cojnë në rajon . Polici tha nuk i marr dot se janë me gra më fëmijë.”
Këto familje rome kërcënojnë se nëse nuk do të gjendet një zgjidhje për strehimin e tyre do të kalojnë natën para kësaj ministrie deri sa tu mundësohet takimi me zotin Ksera.
(ad.ti,g.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com