Dita e Ujit të Bekuar/Të rinjtë e krishterë sakrificë për të kapur kryqin, sfidojnë temperaturat nën zero dhe hidhen në ujë (VIDEO)

Dita e sotme 6 Janar, simbolizon ditën e 'Ujit të Bekuar', ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Pogradeci feston 'Ujin e Bekuar', momenti kur 8 të rinjtë futen në liqen për të nxjerrë kryqin

Në Pogradec pavarësisht temperaturave tepër të ulëta, një grup prej 8 djemsh të rinj janë futur në liqen për të nxjerrë kryqin e hedhur nga prifti ortodoks. Ky ritual është bërë një traditë e përvjetshme për besimtarët e krishterë në kuadër të festës së Ujit të Bekuar.

Ora 13:48
Lushnje/ Kryqi hidhet në lumin Seman, 27-vjeçari sfidon ujin e ftohtë dhe e nxjerrë

Lushnja është një nga qytete e tjera ku është festuar dita e ujit të bekuar. Në kishën Shën Gjergjit në Lushnje at Arkip e kreu ritin e hedhjes se kryqit ne ujë në enën e bekimeve duke bekuar ujin dhe ftoi besimtarët të marrin ujë të bekuar ne këtë ditë. Nga ana tjetër, besimtaret e Enosisë së Mazhajt në kishën e Shën Todrit kanë ndjekur ritualin e vjetër duke u hedhur ne ujerat e lumit Seman duke sfiduar dhe temperaturat e ulëta. Kryqi është kapur nga 27-vjeçari Ornel Bushi.

Ora 13:12
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, të rinjtë e krishterë sfidojnë temperaturat (FOTO)
Ora 12:38
Festohet 'Dita e Ujit të Bekuar' edhe në Elbasan, momenti kur të rinjtë hidhen në pishinë për të nxjerrë kryqin

Edhe në qytetin e Elbasanit është festuar ditën e sotme 'Dita e ujit të bekuar'. Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është zhvilluar në një nga pishinat në periferi të qytetit.  Edhe pse temperaturat kanë qene tepër të ulëta të rinjtë janë futur në ujë për të kapur kryqin që u sjell fat. Ceremonia e ujit të bekuar në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni, ndërsa u ndoq nga mjaft besimtarë.

Në ujë u hodhën tre djem ,por kryqi fatsjellës u kap nga 19 vjeçari, Julian Shqau nga Gjinari. Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast hirësia e tij Imzot Andoni vece përcolli urimin e tij u lut kryesisht për ditë më të mira për Shqipërinë, veçanërisht ndaj njerëzve që po kalojnë ditë të vështira.

19-vjecari i cili e kapi për herë të parë kryqin u shpreh mjaft i lumtur, me kryqin fatsjellës në duar  ai përcolli urimin e tij për besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin.

Ora 12:32
Vlorë/ Festa e Ujit të Bekuar, momenti kur i riu kap kryqin mes dallgëve të detit

Kremtimi i 6 janarit në Vlorë, 'Epifania', festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det. Në Vlorë vetëm një person është hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulëta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Në një ditë ku temperaturat kanë qenë  mjaftueshëm të ulëta, rituali i ditës së Epifanisë që përfundon me hedhjen e kryqit të shenjtë në det,është ndjekur nga dhjetëra persona dhe besimtarë. Klodjan Shani, ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Ceremoni e startuar me ritualin fetar të kësaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së "Shën Theodorit në Vlorë,  At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarëve për të qenë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla. Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Klodjan Shani ,për të cilin është hera e parë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë. Detsa ka startuar pranë kishës ortodokse "Shën Theodori"  në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.

Ora 12:16
Edhe në Korçë besimtarët sfidojnë të ftohtin, i riu kap kryqin e fatit

Temperaturat e ulëta në Korçe nuk i kanë penguar besimtarët të hidhen në ujë për të kapur kryqin e fatit. Kryqi është kapur nga Tomas Menkshi. Report Tv sjell pamjet.

Ora 11:53
Durrës/ Tre të rinjtë hidhen në det për të nxjerrë kryqin, fituesi: Është një bekim i madh, të ftohtin e përballojmë me besim

Besimtarët ortodoks kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në qytetin e Durrësit, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë. Mesha nisi në Kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shen Asti” dhe më pas besimtarët iu drejtuan portit të Durrësit. Dhjetra besimtarë dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut. Nikolla Bici, 30 vjeç, arriti të sfidojë të ftohtin dhe të hidhet në det për të kapur kryqin. 30 vjeçari u shpreh se për të ishte hera e parë dhe se pavarësisht të ftohtit, besimi dhe dashuria për Perëndinë e sfidojnë çdo temperaturë dhe mot.

"Është një bekim i madh një forcë e madhe. E përballon njeriu , bën kryqin beson dhe kaq" ka thënë një nga djemtë që u hedh në detin e Durrësit.

Ora 11:51
Uji i Bekuar/ 6 të rinjtë nga Saranda hidhen me kokë në det për të nxjerrë kryqin

Besimtarët ortodoksë kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në Sarandë, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë.

Ceremonia e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore. Qindra besimtarë si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut. Telemak Papas ishte i riu mes 6 pesonash që arriti të kapte kryqin në ujë.

"Telemak Papas jam, Sa mora kryqin në Sarandë, Për shum vjet urime për çdo kristjan në Shqipëri" tha i riu që kapi kryqin në qytetin e Sarandës.

Ora 11:31
Ortodoksët festojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Fier, 16-vjeçari nxjerr kryqin nga uji

Besimtarët e krishterë ne Fier sot  kane festuar  ditën e "Ujit të Bekuar". Ceremonia ka nisur në kishën e Shën Gjergjit më pas një kortezh besimtarësh janë nisur nga Kisha duke përshkruar rrugën kryesore deri tek shatërvani për të kryer më pas ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.

Kanë qenë tre të rinj nga qyteti i Fieri të cilët kanë guxuar të sfidojnë temperaturat e ftohta të ujit dhe kanë hyrë në shatërvan për të kapur kryqin, ndërsa ky moment është ndjekur nga qindra besimtarë. Kryqi është hedhur në ujin e shatërvanit nga imzot Nikolla ndërsa më pas është kapur nga një 16 vjeçar i quajtur Athanas Davidhi i cili më pas u bekua nga imzot Nikolla.

Ora 11:17
Festa e ujit të bekuar/ Kremtohet hedhja e kryqit në Gjirokastër, në lum futet vetëm një person

Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lum është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë, që simbolizon pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan dhe sot është kremtuar edhe në qytetin e Gjirokastrës. Pas meshës së mbajtur në katedralen "Lindja e Krishtit" mjaft prej tyre kanë shkuar në brigjet e lumit Drino për të organizuar ritualin e hedhjes së kryqit në ujërat e tij. At Theodhori ka mbajtur ceremoninë me këtë rast ku dhe është pagëzuar kryqi.

Këtë të fundit e ka marrë nga uji Thanas Koçi besimtar ortodoks i cili u shpreh se u afrua më shumë me Zotit me këtë veprim që bëri.

"Besimi i madh që kam tek Zoti. U afrova me shumë. Faleminderit"  është shprehur Thanas Koçi, personi që mori kryqin nga uji.

Ora 10:44
Dita e ujit të bekuar, të rinjtë në Berat sfidojnë temperaturat e ulët për të kapur kryqin në lumin Osum

Dita e 6 Janarit,që simbolizon ditën e "Ujit të Bekuar",në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti  i Beratit, Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.

8 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë nën zero, janë hedhur në ujin e ftohtë të lumit për të kapur kryqin. Me gjithë temperaturat e ulëta, nën zero gradë, në lume u hodhën 8 të rinj. Kryqi u kap nga 42 vjeçari nga Berati, Ferdinad Xhimitiku.

Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 500 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë i riu. Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së Shën Dhimitrit, për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin,dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

Ndryshe nga një vit më parë ku në këtë ceremoni pati sherr mes të rinjve për kapjen e kryqit, këtë vit nuk ndodhi asnjë incident, madje pasi kryqi u kap nga 47-vjeçari të gjithë mblodhën duart bashkë. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorme: 07/01/2020 11:34

    Po Janulla e kapi kryqine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani