Dita e Ujit të Bekuar, mijëra besimtarë në Kishën Ortodokse! Besimtarja: ritualin e kam kryer fshehurazi në komunizëm!

“Ndodhemi në katedralen 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë, ku po kremtohet një nga ditët më të rëndëssishme të kalendarit kishtar ortodoks: pagëzimi i Zotit Krisht dhe Uji i Bekuar. Qindra besimtarë kanë ndjekur liturgjinë hyjnore dhe tashmë po presin ceremoninë e madhe të Shenjtërimit të Ujit, ku do të marrin Ujin e Bekuar dhe do ta ruajnë përgjatë një viti.”

Kjo zonjë është një besimtare e devotshme me origjinë nga Myzeqeja që tregon për Report TV, se e kanë ndjekur këtë ritual dhe në periudhën e komunzimit, kur feja ishte e ndaluar.

“Ne ditën e Ujit të Bekuar therrnim shpendë në shtëpi. Unë jam nga Divjaka. Dhe kokën e gjelit e hidhnim në një vend që kishte ujë dhe atje mbushnim ujë. Sot hedhim kryqin.”, - thotë ajo. 

Në këtë ditë të gjtiha ujërat që rrjedhin janë të bekuara.

“Çdo ujë në datën 6 uji është i bekuar. Kush nuk mund të vijë këtu mund ta mbushë edhe në çezmën e tij. Ujin e ka bekuar Perëndia për t’i dhënë njerëzimit jetën, prandaj ka shumë vlerë dita e Ujit të Bekuar.”, - vijon gruaja.

Por cila është vlera e Ujit të Bekuar dhe përse e përdorin besimtarët?

“E marrim ujin e bekuar dhe spërkasim të gjithë të afërmit e familjes, shtëpinë, që të kemi mbarësi për gjithë vitin. Për çdo lloj sebepi, çdo sëmundje e përdorim këtë ujë.”, - rrëfen zonja.

Ndërsa një grua tjetër vëren se ky është një ritual i trashëguar.

“Me thënë të drejtën unë bëj atë spërkatjen, diku e lë në një pikë, që mund ta hedh në lule dhe cepat e shtëpisë. Ky është rituali i trashëguar.”

Për teologun Thoma Çomeni kjo ditë është një lloj thirrjeje për të ndryshuar dhe për t’u larë nga mëkatet.

“Për besimtarët orthodoksë është dita e Epifanias, Theofanit, por për popullin njihet si dita e Ujit të Bekuar. Është dita kur Zoti Jezu Krisht u pagëzua në lumin Jordan, për të dhënë dëshminë e madhe të rëndësishme, që njeriu vërtet vjen në jetë, por në momente të caktuara duhet që të marrë një vendim dhe të ndryshojë e të krijohet ajo që quhet larje. Jezu Krishti erdhi dhe i dha popullit që ndiqte një urdhër, një mënyrë për të jetuar: larja, pagëzimi me ujë dhe me frymë.”, - thotë Çomeni. 

Dita e Ujit të Bekuar u kremtua nga besimtarët e shumtë në mbarë vendin.

“Quhet uji i bekuar, sepse ai ujë ruhet për 365 ditë në mënyrë që nuk prishet.”, - thotë një zotëri.

“E spërkas shtëpinë gjithandej.”, - shpjegon një grua.

“Me ujin lajmë fytyrën, këmbët jo dhe brenda, atje ku jep lutjet. Ujë i fuqishëm, jo për mua, po për të gjithë popullin.”, - thotë një grua nga Gjirokastra.

“Spërkatim shtëpinë, bëjmë kryq në ballë.”, - shpjegon një grua nga Korça.

Nëpërmjet pagëzimit nga njëra anë, marrjes së ujit, pirjes së tij dhe spërkatjes me ujë – kjo ditë na tregon që uji është pjesë e rëndësishme e jetës.

B.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve