Dita e Ujit të Bekuar në disa
qytete, ja të rinjtë që gjetën kryqin

Dita e Ujit të Bekuar në disa<br />qytete, ja të rinjtë që gjetën kryqin
Dita e Epifanisë, festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det  është festuar në shumë prej qyteteve të Shqipërisë. Shumë prej besimtarëve kanë sfiduar temperaturat  e ulëta të këtyre ditëve dhe janë futur në ujë për të marrë kryqin që simbolizon bekim për gjithë vitin për këdo që e merr. Zanafilla  e kësaj feste lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
  
Fier 
Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar sot ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni nisi me meshën në kishe dhe më pas vargu i gjate I besimtareve iu drejtua shatërvanit në sheshin Europa, ku çdo vit bëhet hedhja e kryqit në ujë. Ishte 13-vjeçar, Athanas Davidhi, ai që nxori kryqin nga uji, për të tretin vit radhazi.
 
Berat   

Nën reshjet e borës është zhvilluar sot ceremonia e hedhjes së kryqit të shenjtë edhe në Berat  Rritet fetare kanë nisur në Katedralen e Shën Dhimirtit,  dhe më pas në Urën e Gorisës, është bërë hedhja e kryqit. Një grup djemsh të rinj kanë sfiduar reshjet e borës dhe të ftohtin duke u futur në ujërat e ftohta të lumit Osum për të kapur kryqin e shenjtë. I riu Renato Laska është i riu që arriti ta gjejë kryqin duke marrë bekimin e kishës. Urimet për këtë festë i përcolli nga Berati ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
 
Durrës

Të rinjtë e qytetit bregdetar në Durrës sfiduan të ftohtin dhe u futën në det për të gjetur kryqin ku fitues ishte 19-vjeçari Enkel Siani.
 
Vlorë
Por krejt ndryshe ndodhi në Vlorë ku për shkak të temperaturave shumë të ulëta askush nuk është futur në det të presë kryqin e hedhur nga At Kostandin Prifti ndërsa ritet e tjera u zhvilluan normalisht.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot