Dita e ujit të bekuar, të rinjtë në Berat sfidojnë temperaturat e ulët për të kapur kryqin në lumin Osum

Dita e 6 Janarit,që simbolizon ditën e "Ujit të Bekuar",në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti  i Beratit, Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.

8 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë nën zero, janë hedhur në ujin e ftohtë të lumit për të kapur kryqin. Me gjithë temperaturat e ulëta, nën zero gradë, në lume u hodhën 8 të rinj. Kryqi u kap nga 42 vjeçari nga Berati, Ferdinad Xhimitiku.

Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 500 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë i riu. Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së Shën Dhimitrit, për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin,dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

Ndryshe nga një vit më parë ku në këtë ceremoni pati sherr mes të rinjve për kapjen e kryqit, këtë vit nuk ndodhi asnjë incident, madje pasi kryqi u kap nga 47-vjeçari të gjithë mblodhën duart bashkë. 


Lajmi kryesor:

Dita e Ujit të Bekuar/Të rinjtë e krishterë sakrificë për të kapur kryqin, sfidojnë temperaturat nën zero dhe hidhen në ujë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja