16 Tetori Dita Botërore e Ushqimit është manifestuar me një event të veçantë në World Academy of Tirana që synon edukimin e nxënësve për ushqim të shëndetshëm.

Shefi i kuzhines Mondi Kikino dhe drejtoresha e Food Revolution Albania, Dhurata Thanasi Daneri, kanë treguar disa shembuj ushqimesh te shendetshme tradicionale.

“Mbi të gjitha kemi folur për shpërdorimin e madh që ne i bëjmë ushqimit, sidomos në një botë të industrializuar, në një botë virtuale që jemi ne dhe në një shoqëri shumë konsumatore që jemi"-thotë Thanasi Daneri

Tema e zgjedhur për eventin është prezantimi i ushqimeve shqiptare

"Kjo për disa arsye, në radhë të parë për t’i dhënë vlera ushqimit tonë dhe fëmijëve tanë t’ju japim me vërtetë ushqime të shëndetshme. Por dhe të ndihmojmë dhe prodhuesit të vegjël, pasi me sakrifica të mëdha prodhojnë vërtetë prodhime  cilësore me të gjitha vlerat ushqimore që kanë.  Keto janë natyrale dhe të shëndetshme"- thotë Kikino

Ushqime të prodhuara kryesisht në vendin tonë, karrota, rrepa, lakra, domate, djath, janë servirur me fantazi e shije për fëmijët. Ky demonstrim për disa fëmijë ka mjaftuar që të mos ëndërrojnë më për patanina apo nutella

Fëmijët japin mbresat e tyre pasi kanë provuar ushqimet shqiptare të përgatitura thjeshte e shpejt.

"E kam provuar ushqimin shqiptar dhe pasi e kam konsumuar  mendoj se ushqimi shqiptar që e kemi prodhuar vetë është më i mirë se ai që blejme në dyqane"- thotë vogëlueshja.

Të udhëhequr nga Dhurata Thanasi Daneri, fëmijët kanë përgatitur me duart e tyre një ëmbëlsirë të freskët me shije te mire dhe qe për 10 minuta është gati për të ngrënë.

“Shumë e thjeshtë , është e bërë me rikotën shqiptare, e ëmbëlsuar me mjaltë, me fara tërshëre me fara lini, që rriten në territorin shqiptar, por i kemi kaluar pak arrë kokosi për ti dhënë dhe ngjyrën e bukur të bardhë që e kanë qejf dhe fëmijët”-përfundon zonja Thanasi Daneri.

Dita botërore e ushqimit është një apel për të gjithë prindërit që u blejnë fëmijëve qeska me patatina, kek e ëmbëlsira të konservuara. A e dini mirë se çfarë hanë fëmijët tuaj, dhe rezultatin final të ushqyerjes në trupin e tyre?  

[gallery]24296[/gallery]

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com