TIRANE- Dita e Verës këtë vit duket se do të vijë ndryshe për kryeqytetin, dhe kjo për shkak të një sërë aktiviteteve që do të zhvillohen si nga qeveria, ashtu edhe nga Bashkia e Tiranës. Aktivitetet nisin në orët e para të mëngjesit të së premtes për të përfunduar në mbrëmje. Sheshet kryesore, parku i liqenit artificial, por edhe institucionet kulturore do të presin të gjitha grupmoshat, pasi është menduar që pjesë e atmosferës të jenë koncertet me artistët më të njohur në vend, dj, por edhe organizimi i shumë lojrave popullore. Ndërkohë që panairit bli dhe prodho shqip i janë shtuar edhe disa elementë të rinj. Këtij panairi do i bashkohen edhe trevat shqiptare si Maqedonia, Mali i zi, Kosova etj.
Aktivitetet për ditën e verës
Panairi ''Bli dhe prodho shqip''
Fusha e teatrit, tek Galeria e Arteve
Animacione dhe pjesë teatrale për fëmijë,
''Këndi i pikturës'' tek Parku Rinia
Koncert tek kodrat e Liqenit Artificial
Performancë nga Banda e Ushtrisë
Cirku i Tiranës dhe Teatri i Kukullave
Ekspozitë me piktura nga fëmijë
Aktivitete sportive për të rinjtë
Panairin e Artizanatit pranë Vilës 31
Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Aktivitetet për ditën e verës
Panairi ''Bli dhe prodho shqip''
Fusha e teatrit, tek Galeria e Arteve
Animacione dhe pjesë teatrale për fëmijë,
''Këndi i pikturës'' tek Parku Rinia
Koncert tek kodrat e Liqenit Artificial
Performancë nga Banda e Ushtrisë
Cirku i Tiranës dhe Teatri i Kukullave
Ekspozitë me piktura nga fëmijë
Aktivitete sportive për të rinjtë
Panairin e Artizanatit pranë Vilës 31
Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)










