TIRANE - Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i shtrirë në të gjithë vendin, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë, ku sërish kanë rënë në pranga biznesmenë apo familjarë që kanë kryer lidhje të jashtëligjshme.
 
Fier
Dy punonjës të OSHEE-së, njëri inxhinier elektrik dhe tjetri elektriçist janë arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët të OSHEE-së dhe policisë për evidentimin e vjedhesve të energjisë në qytetin e Fierit. Të arrestuarit janë: Inxhinieri Alban Nilo dhe elektriçisti Ilir Petani, teksa akuzohen se kanë favorizuar vjedhësit e energjisë elektrike.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe gjashtë persona, të cilët kishin vendosur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në bisneset e tyre. Të arrestuarit janë Vangjel Gjergji, Edmond Profka dhe Qani Zela, pronar të subjekteve tregtare që klasifikohen si bisnes i vogël, si dhe 3 te tjere.

Vlore
Aksioni i OSHEE-së vijoi edhe në qytetin e Vlorës ku deri më tani janë ndaluar katër persona, mes të cilëve një grua. Sakaq polcia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, te cilet akuzohen për vjedhje të rrymes elektrike.

Elbasan
Sakaq, 7 persona janë vënë në pranga nën akuzën e vjedhjes së energjisë gjatë aksionit që ka nisur në të gjithë qarkun e Elbasanit për identifikimin e abuzuesve të energjisë. Grupet e përbashkëta nga OSHEE dhe drejtoria e policisë janë përqendruar tek rrugët ku edhe ka më shumë biznese në të gjitha qytetet e qarkut por edhe përreth zonës industriale. Efektivët e komisariatit të Peqinit kanë arrestuar Estref Kolën,65 vjeç nga Pajova. Ai akuzohet se ka bërë rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin e tij furre buke.Ndërkohë policia e Gramshit ka arrestuar Emanuel Hoxhën 47 vjeç i cili gjithashtu ka bërë rilidhje energjie në lokalin e tij.

Shkoder
Në prangat e policisë kanë rënë dy persona, ndërsa aksioni i OSHEE-së është shtrirë në zonën Industriale dhe në aksin Shkoder- Lezhë ku edhe ndodhen biznese të shumta. Gjithashtu grupe të OSHEE- së kanë vijuar aksionet edhe në qëndër të metropolit verior, për evidentimin e rasteve te vjedhjes së energjisë dhe dhënies këtij fenomeni.

Korce
Kater është numri i të shoqëruarve nga policia e Korcës në kuadër të akisonit të OSHEE-së për lidhjet ë paligjshme të energjisë elektrike. Tre prej të arrestuarve ishin pronarë lavazhesh, ndërsa njëri prej tyre zotëronte një stallë bagëtish. Aksioni është përqënduar në zonat periferike të qytetit, ndërsa nuk është kundërshtuar nga banorët e zonës.

Dibër 
Efektivët e policisë së Matit kanë vënë në pranga 27-vjeçarin Kostika Xega banues në Drenovë. Ky shtetas u arrestua pasi u konstatua se ne banese kryente vjedhje të energjisë elektrike.
 

Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)