Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta: Qeveria përgjegjëse, pa Gjykatën Kushtetuese ky mekanizëm nuk funksionon

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta: Qeveria përgjegjëse, pa Gjykatën Kushtetuese ky mekanizëm nuk funksionon

Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot 'Ditën Kombëtare të Drejtësisë', me disa rreshta të 'Kanonit të Zhurisë', të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Në këtë parathënie thelbi është i qartë: 'Qeveria është e detyruar të ruajë jetën, lirinë dhe kamjen e çdo njeriu.

Sot më shumë se kurrë sipas Metës duhet të kujdesemi për Drejtësinë, në një kohë kur mungon Gjykata Kushtëtuese. Ndër të tjera Meta uron e Venecias që pikërisht sot, në të njëtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij.

"Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut". Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë, me këto rreshta të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar. Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë. Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.

Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi. “... Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian:

Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit;
Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional;
Zgjedhje të lira dhe të ndershme;
Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.".

Gëzuar Ditën e Drejtësisë Shqipëri! Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë,"-shprehet Ilir Meta.

Kujtojmë që Komisioni i Venecias do të dërgojë opinionin mbi akuzat e Kuvendit të Shqipërisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, komisioni hetimor për presidentin i ka shtyrë hetimet deri në korrik.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 11/05/2020 03:13

    Ti duhet te ishte I pari ne burg po te kishte drejtesi

    Përgjigju
  • edi: 11/05/2020 03:10

    Gjykaten Kushtetuese dhe Drejtesine qe e ka ne merak se shpejti do aprovohet Dhe ti besoj je shume i kenaqur dhe mbaroi

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 10/05/2020 16:23

    U shofte e kurre mos qofte drejtesia kur per te flet kryehajduti,krykrimineli,krykorruptonjesi,kryebatakçiu we na bene edhe kryekombetar.. pupupu o popull çfat "flori" paske patur.

    Përgjigju
  • Teo: 10/05/2020 12:04

    Po ju zoteri jeni president apo kryetar opozite?E pabesueshme,turp per nje president shteti qe meret me keto gjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut