Përveç 62 palestrave, shkollave të Tiranës do u shtohen edhe 38 të tjera, të gjitha për të fëmijët dhe të rinjtë që duan të merren me sport.
Sipas Zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit “Dita Kombëtare e Sportit në Katar” tha se palestrat do të shërbejnë jo vetëm për nxënësit e shkollave, por edhe pas mësimit për kurse sportive, futboll, volejboll, basketboll e aktivitete të tjera.
“Jeta nuk ka vetëm fitore apo jo!? Ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë humbasim. Kur jemi skuadër, edhe fitoren e menaxhojmë me modesti, edhe kur humbim nuk është se vjen fundi i botës, se ka ndeshje prapë, apo jo”, tha Veliaj.
Ai falenderoi popullin e Katarit që i është ndodhur pranë qytetarëve të Tiranës, jo vetëm në ditë gëzimi, por edhe në ditë nevoje.
“Jam sot shumë mirënjohës për mikun tim, ambasadorin Al Marri të Katarit, i cili na gjendet jo vetëm në ditët tona të nevojës, kur kemi përmbytje apo tërmete, por edhe në ditët tona të gëzimit. Ne kemi filluar një traditë, e filluam vjet me një mini-kampionat. Tani kampionati është pak më i madh, e gjithë Shqipëria do ju ketë zili sepse ju jeni të parët që keni luajtur me topat zyrtarë të kampionatit botëror të futbollit ‘Katar2022’”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku kishte edhe një këshillë për fëmijët: “Me një lule nuk vjen pranvera, thonë tironsit.”
Ai ka këshilluar të gjithë të rinjtë dhe fëmijët që të jenë të ushqehen shëndetshëm me fruyta e perime dhe të stërviten përditë.
Projekti i Bashkisë së Tiranës për hapjen e sa më shumë palestrave nëpër shkollat e kryeqytetit, është shtrirë në të gjitha institucionet arsimore dhe shfrytëzohen si hapësira sportive për fëmijët dhe të rinjtë.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
66%
-
Vata i BF
25.1%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 776
Lajme të tjera
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
Veliaj takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar
21 Shtator, 18:51
-
Veliaj në SHBA: Akademia e atletikës në Ohajo mund të hapë zyrë në Tiranë! Merremi si shembull për transformimin e qytetit
21 Shtator, 14:09
-
‘Sanremo Giovani’ më 22 shtator në Tiranë, Veliaj fton qytetarët në sheshin ‘Italia’: Plot artistë italianë dhe shqiptarë
20 Shtator, 09:24
-
Veliaj në SHBA, takohet me kryebashkiaken e Ksenias! Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës
19 Shtator, 10:04
-
Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për 'Paris 2024'
18 Shtator, 18:45
-
Rikonstruktohet shkolla 'Dituria' në Preshevë, Erion Veliaj merr titullin ‘Qytetar Nderi’
16 Shtator, 10:08
-
Teksa Veliaj fliste në Këshillin Bashkiak, Bashkia e Kavajës kryen edhe një pagesë tjetër për inceneratorin! Hutohen këshilltarët e opozitës
15 Shtator, 19:16
-
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro
15 Shtator, 17:11
-
Hapet kopshti i ri 'Buzëqeshja e Artë' në Kodër-Kamëz
14 Shtator, 20:14
-
Rehabilitohet blloku i pallateve në Njësinë 3, përfitojnë 5 mijë banorë, Veliaj: Pas shkollës së re 'Xhezmi Delli', po sistemojmë edhe rrugët e rrugicat e përreth
12 Shtator, 14:51
-
Veliaj letër urimi nxënësve: “Jeni motivi i punës sime; Kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja, 10 të tjera hapin dyert këtë vit
11 Shtator, 14:22