DURRËS - Zona e NISH-Tullës në Durrës njihet nga të gjithë edhe si lagjja e romëve pasi 70 % e banorëve i përkasin këtij komuniteti. Ka një vit që në këtë lagje funksionon qendra komunitare e cila administrohet nga bashkia e qytetit e që ka si qëllim integrimin e këtij komuniteti në jetën sociale të të gjithë banorëve të Durrësit.


Sot në këtë qendër, Prefektura e Durrësit në bashkëpunim me bashkinë e qytetit si dhe me aktorë të tjerë organizuan ditën kundër trafikimit të fëmijëve. Ne takim mori pjesë Prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj.
 
Prefekti Roland Xhelili u shpreh se kjo është një nga zonat në të cilën lufta kundër trafiqeve dhe në vecanti ajo ndaj atij të fëmijëve është një problem mjaft i ndjeshëm. Në zonën e NISH Tullës jetojnë mbi 12 mijë banorë të komunitetit rom.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)