Dita Ndërkombëtare e Vajzave,Unicef:
700 milionë martesa me minorene

Dita Ndërkombëtare e Vajzave,Unicef:<br />700 milionë martesa me minorene
Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave e në këtë ditë Unicef publikon një raport tronditës ku raportohet se rreth 700 milionë vajza  janë martuar  në moshë minore dhe çdo vit, 50 milionë martesa kanë protagonist një minorene.

Sipas këtij raporti të paktën 70 mijë vajza mes moshës 15 dhe 19 vjeç humbin jetën për shkak të komplikacioneve gjatë shtatëzanisë.

Vajzat nën moshën 15-vjeçare kanë më shumë mundësi të vdesin gjatë shtatëzanisë krahasuar me 20-vjeçaret.

Një fëmijë i cili vjen në jetë nga një nënë minorene në 60% të rasteve vdes në fazën neonatale.

E sa i përket shfrytëzimit në punë. Vajzat mes moshës 5-14 vjeç punojnë në rreth 40% të kohës. Ato punojnë në punë shtëpiake ku nuk paguhen. E në këtë raport vihet re se shfrytëzimi i vajzave minorene  është më i dukshëm në vende të tilla si Jemen, Somali etj.

Gratë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë, por përbëjnë 70% të të varfërve. E sa i përket shkollimit sipas të njëjtit raport, vajzave minorene u mohohet edhe shkollimi.

Krahas raportit të shumta janë edhe shkrimet të cilat raportojnë për martesat mes burrave dhe vajzave minorene.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011