Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla shpreh mirënjohjen për të gjithë ata shqiptarët që 33 vjet më parë kërkuan një jetë më të mirë, që duke rrezikuar jetën e tyre u kthyen në simbolin e lirisë.

"Dita e sotme në mbarë globin i kushtohet sakrificave të pafundme dhe të papërshkrueshme të migrantëve. Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja. MIRËNJOHJE" thotë ministri Balla.

Pas kontributit të madh ekonomik me remitancat që dërgojnë në vendlindje prej dekadash, tashmë diaspora shqiptare për herë të parë do të luajë një rol tjetër të rëndësishëm, duke shprehur vullnetin politik me votën që zgjedh udhëheqjen e vendit të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në emigrantë.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen