Dita ndërkombëtare e gruas, protesta dhe festime dhe mimoza në të gjithë botën

Dita ndërkombëtare e gruas,  protesta dhe festime dhe mimoza në të gjithë botën

Jo një trëndafil por një mimozë për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për gratë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Një ditë që më shumë se çdo herë sjell në qëndër të vëmendjes luftën e grave për barazi dhe drejtësi. Në mbarë botën sot organizohen protesta, për t'iu kujtuar edhe njëherë grave se edhe pse kemi ecur shumë përpara ende barazia mungon.

Aktivistët francezë për të drejtat e grave u mblodhën në Paris të Dielën për të protestuar kundër seksizmit dhe dhunës ndaj grave. Grupet e grave kanë bërë thirrje për një "grevë feministe" të hënën për të krijuar më shumë barazi dhe të drejtat e grave në të gjitha pjesët e jetës.

Në sheshin e Republikës aktivistët mbajtën një banderolë të madhe ku shkruhej "ndalo vrasjen e grave", pasi vitin e kaluar aty 90 gra u vranë nga bashkëshorti i tyre vitin e kaluar sipas Ministrisë së Drejtësisë.  Raportet e dhunës në familje u rritën me 40%  pas shtetrrethimit të parë në mars-prill dhe me 60% gjatë të dytit në nëntor-dhjetor, sipas autoriteteve franceze.

"Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhunën ndaj grave por gjithashtu të luftojmë për më shumë të drejta. Është e rëndësishme që të drejtat tona të mos shkelen kurrë, madje as në Francë ose në vende të tjera si në Evropë ose Amerikën e Jugut sepse të drejtat e grave nuk kanë arritur kurrë të fitohen plotësisht tha një protestues.

Edhe në Sirinë e lodhur nga lufta u përkujtua  Dita Ndërkombëtare e Grave në një tubim në Qamichli.

"Ky tubim është për të rivendosur vetëbesimin e grave, për edukimin dhe zhvillimin e tyre në mënyrë që të përballen me autoritarizmin, kulturën e vdekjes, mërgimit dhe vrasjes që ekziston në shoqëri”, tha Berevan .

Në Rusi, Dita Ndërkombëtare e Grave është një festë publike dhe në qytetin e Yekaterinburgut, oficerët ushtarakë festuan me një performancë në rrugë dhe u dhuruan grave mbi 1.000 lule.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka  publikuar një raport të ri duke u përpjekur të adresojë pabarazinë gjinore, për qindra miliona gra në vendet në zhvillim të botës.

Skema e të ardhurave bazë të përkohshme në shkallë të gjerë (TBI) e propozuar nga UNDP tregon se një investim mujor prej 0,07 përqind të PBB-së së vendeve në zhvillim mund të sigurojë siguri financiare për 613 milion gra në moshë pune që jetojnë në varfëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë