Ambasada Amerikane ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke sjellë në kujtesë edhe historinë e veçantë të Shqipërisë dhe guximin e shqiptarëve të cilët i dhanë strehim hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një postim në rrjete sociale, Ambasada rikthekson përgjegjësinë e përbashkët për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.
“Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit” shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Lajmi kryesor:
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Thirrje e ndërgjegjes kolektive! Spiropali: Shqipëria i qëndron busullës morale! Homologu izraelit: Nuk e harrojmë mirësinë








