Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë, shkrimtarët: Institucionet ‘të drejtojnë sytë’ në 365 ditë të vitit, jo vetëm sot

‘Lexo jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit’. Nën këtë moto botues, shkrimtarë dhe fëmijë u bën bashkë në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar për të diskutuar mbi arritjet, por edhe mbi problematikat e letërsisë. Në këtë datë, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë shkrimtarët bëjnë apel që të investohet më shumë, që librat të shkojnë në duart e lexuesve të vegjël në çdo cep të vendit

“Letërsia për fëmijë është një fillesë, ku shoqëria nis dhe rritet. Nëse ne rrisim fëmijë të shëndetshëm të drejtuar drejt pasionit për librin, shoqëria jonë do të jetë më e mirë në të ardhmen”, shprehet botuesja Anila Bisha.

“Është një shtresë e popullsisë që ka të ardhmen e  vendit në dorë, që e nesërmja do të flasë me gojën e tyre”, thotë Riza Braholli, kreu i Shoqatës së Letërsisë për Fëmijë.

“Duhet investuar më shumë që libri të mos shkojë vetëm në shtëpitë e fëmijëve që jetojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera, por duhet të shkojë deri në skajin më të largët të vendit”, thotë shkrimtari Pandeli Kocci.
“Dikur para viteve ’90 shkrimtarët, pra ne bënim takime më lexuesit, këto ditë kam bërë vetëm një takim me fëmijët tek Biblioteka “Moikom Zeqo”, që shkoi shumë mirë, por përse sot nuk bëhen më?”, shprehet Mamaqi.  

Ata apelojnë që institucionet e arsimit dhe kulturës të jenë të vëmendshëm ndaj shkrimtarëve, që shkruajnë letërsi për fëmijë, jo duke mbështetur vetëm përkthimet, por edhe letërsinë shqipe

“Kam një vrenjtje për Ministrinë e Kulturës. Përkthehen kaq libra nga letërsia shqipe në gjuhë të huaj, përse nuk përkthehet letërsia për fëmijë? Nuk kanë faj shkrimtarët e rinj që nuk shkruajnë, pasi deri tani ka qenë e nëpërkëmbur letërsia për fëmijë, të shikojmë si do të shkojë”, thotë shkrimtarja Adelina Mamaqi.

“Është shumë e rëndësishme që shteti dhe institucionet të drejtojnë sytë nga letërsia për fëmijë”, shprehet Braholli.

“Institucionet shtetërore duhet që të jenë më afër letërsisë për fëmijë. Nuk duhet që të mbështesin vetëm përkthimet, jo se nga përkthimet vjen gjë e keqe, por sepse ne po flasim për letërsinë shqipe, jo për atë të huaj. Nuk është fjala vetëm për një ditë, siç është kjo, por për 365 ditë të vitit” vijon shkrimtari Fatmir Gjestila.

54 vite më parë, data 2 prill që përkon dhe me ditëlindjen e shkrimtarit të dashur për fëmijë,  Hans Christian Andersen, u shpall, si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana