Dhurojini fëmijës një libër, dhurojini fëmijës një festë”, ky është slogani i Ditës Ndërkombëtare të Librit për fëmijë. Ky slogan bëri bashkë në këtë ditë disa fëmijë, të një nga shkollave fillore të Tiranës, ku përreth një orë mësuan më shumë për piktorin e njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Librin “Më quajnë Ibrahim Kodra” të Luan Ramës, e lexoi ministrja e Kulturës, Elva Maragriti.
“Ne kemi në fokus të veçantë librin dhe leximin me shumë politika edhe shumë aktivitete. Ndoshta ndjesia, që ju keni se të rinjtë po largohen nga leximi, nuk ishte ajo që unë perceptova sot. Ata i njihnin librin, që ne lexuam. Nuk mendoj se jemi kaq shpresëhumbur. Me siguri që duhet bërë shumë nga ne, nga shkollat edhe nga prindërit. Është një rreth i madh, që duhet të punojë, për t’i dhënë jehonën leximit, ashtu siç e kemi pasur edhe ne”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Ndërsa, nuk mungoi as libri “Sirena e Vogël” e Andersenit, të cilin e lexoi “princesha” Elia Zaharia. Nisma “Të lexojmë një libër, që të lexojnë” ka si qëllim, që nëpërmjet argëtimit të rrisë nivelin e leximit tek fëmijët, të cilët nesër mund të mos jenë vetëm lexues sistematik, por edhe shkrimtarë të ardhshëm të vendit tonë.
“Sot më pëlqyen librat. Lexoj shumë përralla. Më pëlqen “Dentistja shtrig”. Unë lexoj shpesh”, thotë një nga fëmijët.
Çdo libër ndihmon një fëmijë për të formuar një zakon leximi, prandaj duhet t’u ofrohet atyre, si një dhuratë e çmuar. Dita Ndërkombëtare e Librit, 2 prill, festohet që nga viti 1967, që përkon edhe me ditën e datëlindjes së shkrimtarit fort të dashur për fëmijët, Hans Christian Andersen.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Princesha me 2 ditëlindje! Video nga festa për Geraldinën në mbretërinë e Frozën
27 Tetor, 13:14
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16
-
Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit
8 Maj, 11:35
-
FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes
1 Maj, 12:06
-
Dashuri në moshën 70-vjeçare, Alfred Trebicka si protagonist i “Para perëndimit”: Liria e individit triumfon!
13 Prill, 11:47
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Leka dhe Elia Zaharia 6 muaj urdhërmbrojtje ndaj njëri-tjetrit! Princi takon vajzën në prani të dados
27 Mars, 14:22
-
Dhuna/ Leka urdhër mbrojtje 1 vit nga ish-vjehrri! Gjergj Zaharisë i ndalohet të shkelë në Pallatin Mbretëror, do qëndrojë 100 m larg Princit
21 Mars, 11:47
-
Divorci/ Elia Zaharia shfaqet ‘shik’ në gjykatë, mungon Leka! Shtyhet seanca, avokati Roshi për Report Tv: Princi jashtë Tirane, do ndahen
18 Mars, 11:11
-
Zbardhet urdhri i gjykatës: Princi, të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror! Elia të largohet kur Leka II Zogu të takojë vajzën
11 Mars, 20:48
-
Edison Ypi: Princat e Panjohur
11 Mars, 14:19
-
Përplasja fizike me Princ Lekën, Elia thyen heshtjen: Ditë shqetësuese për mua e familjen! Mesazhi për peticionin dhe fshirjen e videos
10 Mars, 19:16
-
Një letër për letrën e 144 artistëve për të 'shpëtuar' Elia Zaharian!
10 Mars, 07:23