Dita Ndërkombëtare e Rinisë, ministri i Jashtëm: Fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, ministri i Jashtëm: Fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë “krenohemi me fuqinë dhe potencialin e të rinjve, si gjenerata e ardhshme e liderëve, forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale”.

“Të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë  janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji”, theksoi Hasani.

Ne, vijoi ai, do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit.

“Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike”, nënvizoi Hasani.

Hasani gjithashtu ndau një video me mesazhe nga të rinj shqiptarë të sukseshëm kudo në botë.

Gjon Muharremaj, “Gjon Tear’s”, këngëtar, muzikant në Zvicër u shpreh se, “është shumë e rëndësishme që rinia të përfaqësojë sa më mirë, sa më lart Shqipërinë”.

Ilira Muçaj, studente, pjesëtare e komunitetit shqiptar në Kanada u shpreh se, “është e rëndësishme që të marrim përsipër iniciativa dhe të përfshihemi në projekte që merren drejtpërsëdrejti me trashëgiminë tonë kulturore”.

Henri Haxhiraj, specialist në menaxhim biznesi në Berlin u shpreh se, “çfarëdolloj arritje që ne të kemi nuk krahasohet me ndjesinë që marrim kur kontribuojmë sadopak për Shqipërinë tonë”.

Isan Myshketa, jurist, aktivist i komunitetit shqiptar në Francë u shpreh se, “tashmë, gjenerata jonë ka për detyrë që të jetë ambasadorja më e mirë e vendit tonë dhe që të ruajë identitetin e të parëve tanë”.

Mary Camaj, aktiviste, veprimtare e komunitetit shqiptar në SHBA u shpreh se, “ne e kemi për detyrë për t ëmos të harruar se nga vijmë. Ne e kemi për detyrë që të jemi së bashku në çdo aspekt sepse e ardhmja e Shqipërisë është në duart e rinisë”.

“Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh në atdheun tënd”, tha Rexhina Blloshmi, specialiste në shkenca kompjuterike dhe programim në Berlin.

Ndërsa Aurel Kondi, specialist informatikë ekonomike dhe menaxhim binzesi në Berlin citoi ish-Presidentin e SHBA, Franklin Roosvelt.

“Ne jo gjithmonë mund të ndërtojmë të ardhmen për rininë tonë, por mudn të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen”.

Akri Çipa, konsulent, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA u shpreh se, “në kësi rastesh thuhet se të rinjtë janë ambasadorët më të mirë të vendit, ata janë gjenerues të ideve dhe kapacitetit intelektual dhe kulturor dhe mbi të gjitha të iniciativave për të bërë ndryshimin, sa në vendet që i kanë përqafuar si shtëpi të dytë, aq edhe në shtëpinë tonë të përbashkët”.

Alana Canaj, studente në Gerogetown University në SHBA u shpreh se, “ka dhe më shumë se kaq. Është koha të lidhemi me njëri-tjetrin, të ndërtojmë ura dhe të shkëmbejmë ide. Rinia shqiptare në çdo cep të botës është plot potencial dhe energji për të ndihmuar vendim amë të eci përpara”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë