Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 23% e viktimave vajza dhe adoleshentë

Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 23% e viktimave vajza dhe adoleshentë

Në të gjithë botën, 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë: UNICEF e ka bërë denoncimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në 30 korrik.

Në Bashkimin Evropian, forma më e zakonshme e trafikimit të raportuar është ajo e shfrytëzimit seksual, një formë e dhunës me bazë gjinore që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat që përfaqësojnë 95% të viktimave të regjistruara.

Sipas raportit të fundit botëror për trafikimin e qënieve njerëzore, shumë vende kanë raportuar një rritje të viktimave të trafikimit në vitet e fundit, si për shkak të përmirësimit të procedurave për identifikimin e viktimave dhe trafikantëve, si dhe për një rritje të mundshme të incidencës.

Gratë dhe vajzat e përfshira në trafikim me qëllim shfrytëzimin seksual, pësojnë dhunë dhe abuzim që përfshin edhe privimin e lirisë personale, dhunë ekonomike, fizike dhe seksuale të cilat çojnë në pasoja të rënda dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.

Raporti i "Komisionit të Grave për Refugjatë (Wrc)" i filluar në Itali marsin e kaluar në bashkëpunim me UNICEF, dëshmoi se rreziku i dhunës seksuale për migrantët dhe refugjatët që lëvizin drejt Italisë mbetet i lartë.

Ky është një problem i përhapur në vendet e origjinës, në vendet e tranzitit, dhe i cili ndonjëherë shndërrohet në shfrytëzim në vendet e mbërritjes.

UNICEF ka filluar një botim për t'iu përgjigjur pyetjeve të bëra shpesh në lidhje me dhunën seksuale, një fenomen kompleks që duhet të adresohet duke marrë parasysh edhe dobësitë specifike të të miturve të pashoqëruar, një nga kategoritë më të rrezikuara.

Sipas një studimi të kryer në "U-Report on Move", një platformë dixhitale e përdorur nga Unicef ​​për t'u dhënë zë migrantëve dhe refugjatëve: rreth 20% e të anketuarve nuk do të kërkonin mbështetje mjekësore ose psikologjike në rast të dhunës seksuale , ata më mirë do të menaxhonin vetë problemin. 6% e vajzave dhe 14% e djemve thonë se do ta injoronin problemin. Për këtë arsye, "informimi është një domosdoshmëri", thekson UNICEF.

Të dhënat tregojnë se sa i rëndësishëm është informacioni i saktë dhe orientimi drejt shërbimeve që synojnë garantimin e mbështetjes së duhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor