Megjithëse ka pasur disa përmirësime vitet e fundit, UNICEF thotë se më shumë se 69 milionë fëmijë jetojnë në varfëri në 40 vendet më të pasura të botës. Me fjalë të tjera varfëria prek më shumë se një në pesë fëmijë.
Midis 2012-2014 dhe 2019-2021, numri i fëmijëve që jetonin në varfëri ra me rreth 8% në afërsisht 40 vendet e Bashkimit Evropian dhe OECD. Një përqindje që përfaqëson rreth 6 milionë fëmijë të paktën nga 291 milionë fëmijë në total, shpjegohet në një raport të publikuar të martën mbrëma nga UNICEF.
Por “mbi 69 milionë fëmijë mbetën ende në varfëri” në fund të vitit 2021.
“Për shumicën e fëmijëve, kjo do të thotë se ata përballen me rrezikun e rritjes pa ushqime, veshje, pajisje shkollore dhe një shtëpi të ngrohtë”, komentoi Bo Victor Nylund nga UNICEF Innocenti, duke theksuar ndikimin e mundshëm në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Raporti këmbëngul në nevojën e krijimit të mjeteve konkrete të mbrojtjes sociale për të garantuar mirëqenien e fëmijëve dhe mbi vullnetin politik në vendet në shqyrtim, duke theksuar se nxjerrja e fëmijëve nga varfëria nuk është diçka që ndodh automatikisht kur pasuria e një vendi rritet.
Pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm, dallimet e trajektores midis disa vendeve janë të habitshme.
Që nga viti 2012, përkeqësimi më i madh i situatës është regjistruar në disa nga vendet më të pasura të botës: Mbretëria e Bashkuar (+19.6% fëmijë të varfër, ose gjysmë milioni, në një vend ku shkalla e varfërisë së fëmijëve tashmë ka kaluar 20% në 2021), në Islandë (+11%) si dhe në Francë (+10.4%).
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza
2 Nëntor, 18:43
-
Lufta/ Hamasi: Gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të të vrarëve në Gaza! Netanyahu tërheq ekipin negociator nga Katari
2 Dhjetor 2023, 09:56
-
UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë
31 Tetor 2023, 09:17
-
UNICEF: Një në katër fëmijë në Portugali është i prekur nga thatësira
28 Gusht 2023, 19:56
-
Kriza e emigrantëve, OKB jep shifrat: Rreth 300 fëmijë vdiqën gjatë kalimit të Mesdheut
14 Korrik 2023, 15:43
-
UNICEF: 300 fëmijë të bllokuar u shpëtuan nga jetimorja sudaneze! 71 vdiqën nga uria dhe sëmundjet
8 Qershor 2023, 16:32
-
UNICEF jep shifrat: Më shumë se 120 mijë fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar që nga viti 2005
5 Qershor 2023, 10:45
-
UNICEF: Lufta në Ukrainë pasoja shkatërruese për shëndetin mendor të 1,5 mln fëmijëve
24 Shkurt 2023, 13:49
-
Ukrainë, 7 milion fëmijë të rrezikuar nga mungesa e energjisë elektrike
14 Dhjetor 2022, 16:00
-
UNICEF: Shpërndarja e gjeneratorëve për energjinë elektrike do të ndihmojë 12,000 njerëz në Kherson
3 Nëntor 2022, 18:57
-
Nënshkruhet memorandumi mes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe UNICEF Albania, në fokus mbështetja e projekteve për të rinjtë
10 Tetor 2022, 16:36
-
UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur që nga sulmet ruse në Ukrainë
23 Gusht 2022, 07:50