Dita Ndërkombëtare e Muzikës tek Artet, Isak Shehu: Muzika shqiptare duhet promovuar më shumë

Prej 38 vitesh Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet në disa vende të botës. Gjithashtu, Festa e Muzikës festohet edhe në vendin tonë, duke krijuar kështu një traditë të përhershme, ku çdo muzikantë profesionist apo amator të ketë një hapësirë ku të performojë. Por, cila është vëmendja që në këtë ditë i jepet muzikës sonë kombëtare, veprave dhe partiturave shqiptare. Dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, Isak Shehu, flet për mungesën e promovimit të muzikës shqiptare

“Dita Ndërkombëtare e Muzikës duhet që të ishte një festë në vendin tonë, por për fat të keq dita e muzikës bëhet vetëm nga ata që mund të gjejnë ndonjë fond në ministri dhe bashki. Kur vjen puna për të promovuar muzikën tonë, pak punë bëhet. Unë do të thoja se do ta bënim shumë më mirë nëse do të promovonim muzikën shqiptare. Ne si shkollë e bëjmë, edhe pse na përkon me datat e provimeve. Mendoj se kjo ditë duhet të quhej si kulmimi i të gjitha aktiviteteve”, shprehet dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve.

Kompozitori edhe trombisti Shehu shton se duhet që të kishte më shumë vëmendje ndaj muzikës shqiptare, edhe pse digjitalizimi i partiturave të Tonin Harapit është realizuar një vit më parë, ndërsa janë në proces digjitalizimi edhe partiturat e Çesk Zadesë.

“Mendoj se ne shqiptarët luajmë më mirë muzikën shqiptare. Ne duhet patjetër që të konsistojmë, që të nxjerrim në pah këto vlera. Pa lënë pas dore edhe të huajt, duhet që të respektojmë artistët shqiptarë”, vijon Shehu.

Pianisten Genita Hoxha e gjejmë në sallë duke punuar me studentët. Shqetësimi që ajo ngre, është mungesa e partiturave shqiptare

“Mendoj se po bëhen përpjekje për të kthyer vëmendjen nga muzika klasike, por duhen bërë akoma më shumë nga stafi, por edhe nga studentët. Muzika shqiptare mbështet shumë, por kemi shumë pak material. Studentët nuk kanë si të orientohen me partet shqiptare. Pjesët shqiptare janë të domosdoshme, por është e mangët pjesa e partiturave, edhe pse të ndjerët kanë shkruar shumë për muzikën. Po bëhen përpjekje për digjitalizimin e tyre”.

Dy studentët e të të ndjerit,profesorit të kantos, Burhan Spahiu na rrëfejnë eksperiencën e tyre në Ditën e Muzikës.

“Ne si studentë në Ditën e Muzikës kishim kanton edhe saxhon në fundvit. Pjesët shqiptare është shumë e vështirë që të gjenden nga pratiturat, ndërsa shumë këngë të vjetra nuk janë as në youtobe, por besoj se kemi shumë repertor shqiptar” shprehet  Zamira Elezi, e cila studion në vitin e parë në M.a, në degën e kantos.

Një ndër artistët e rinj që na tërheq vëmendejn në këtë Ditë të Muzikës është edhe Eris Kanani, student në vitin e tretë në degën e Kantos. Pas interpretimit të këngës “Mall” ai na tregon se ëndrra e tij,është që të ruajë traditën e këngës shqiptare

“Është shumë e vështirë që të gjesh partitura, por aq sa gjejmë ne mundohemi që t’i këndojmë sa më bukur, pasi jemi ne ata që mbajmë gjallë muzikën shqiptare. Muzikës serioze nuk i jepet shumë vëmendje dhe kjo është për të ardhur keq”, shprehet ndër të tjera, Eris Kanani.  

Jack Lang, ish- Ministër i Kulturës i Francës krijoi në 21 qershor 1981 Festa e Muzikës, që festohet në më shumë se 460 qytete në 110 vende të ndryshme.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 22/06/2019 16:23

    O zoti Isak njihesh si mjeshter i muzikes por tani per tañi na vjen keq sepse fondet na duhen per fushata dhe protesta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës