Dita pa makina, qytetarët: Përdorni biçikletën, lehtëson qarkullimin dhe pakëson ndotjen

Dita Ndërkombëtare pa makina e ka gjetur Tiranën në një qarkullim të  zakonshëm të automjeteve. Ndonëse sensibilizimi dhe thirrjet për minimizimin e ndotjeve duke përdorur biçikletën kanë qenë të shumta, qytetarët zgjodhën edhe sot të përdorin makinën. Megjithatë në zgjedhjet e tyre thuhet se mbetet biçikleta.

Patjetër që do zgjidhja biçikletën. Biçikleta bën mirë për trupin, parandalon ndotjen. Duhet më shumë sensibilizim për korsitë. Përdorim biçikletën se qarkullimi është më i lirë.

Qytetarët

Ndërsa, të rinjtë e Ecovolis bënë bashkë një grup, ku të gjithë pjesëmarrësit morën biçikletat dhe pedaluan në kryeqytet.

Dhe pse dita pa makina, makinat vazhdojnë të lëvizin. Duhet të marrim të gjithë biçikletat dhe të dalim. Dita pa makina s’duhet të jetë vetëm sot, por për çdo ditë.

Elda Berziu, Koordinatore Ecovolis

Minizimizimi i ndotjes është një prej arsyeve kryesore se përse  bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave, duke kërkuar kështu senzibilizimin e qytetarëve për përdorim sa më të pakët të automjeteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin