TIRANE - Ambientalisti Sazan Guri dhe disa aktivistë u mblodhën pasditen e sotme
 në parkun Rinia për të sensibilizuar për mbrojtjen e kafshëve të rrugës. Ata i kërkuan përfaqësuesve të politikës që të marrin masa për mbrojtjen e kafshëve endacake.
 
“Ka njerëz të organizuar si skuadra pushkatimi, të cilët jo si dikur, me vrasje, me pushkatim, por me një metodë tjetër, të rafinuar, kanë mundur të gjejnë kokrrat e ushqimit  të  kafshëve e të qenve, dhe i helmatosin me disa helme specifike.Ne jemi që këto qënie të vaksinohen e sterilizohen”, tha Guri.
 
 Aktivisti i shoqërisë civile, Bujar Nallbani, tha se Bashkia e Tiranës ka shpërdoruar fondet për grumbullimin dhe rehabilitimin e qenve.
 
 Aktivistët e konsiderojnë të nevojshme që në Shqipëri të kultivohet kultura e kujdesit ndaj kafshëve.

 apeli

  Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)