Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook bën apel për t’í dhënë fund plagës së skllavërisë moderne.
“Apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte.
Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit” shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.