“Dita zë fill”, një film i ri shqiptar, që ka depërtuar për t’i bërë të dukshme dukuritë që vrasin shpirtin e qenieve njerëzore, ka shënuar sukses që në premierën e parë botërore.
Filmi me regji të Gentian Koçit u shpall fitues për çmimin “Aktorja më e mirë”, që e mori Ornela Kapetani, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.
Aktorja luan rolin Letës, duke përcjellë nga sytë e saj dhimbjen e një nëne të re të vetmuar, që përballet me jetën e dhe përfundon në një situatë tragjike gjatë kohës që kujdesej për një të moshuar, Sofinë. Këtë rol e luan me mjeshtëri Suzana Prifiti.
Ornela Kapetani rrëfen lidhjen e saj të ngushtë me figurën e Letës.
“ Në këtë personazh Leta ishte një femnër e shtypur që nuk kishte zë dhe kjo mosfolja, heshtja që ka gjatë filmit është një mënyrë dhuna sociale që i ushtrohet” shprehet Ornela Kapetani
Regjisori Gentian Koçi tregon si nisi historia e filmit që e çoi drejt suksesit.
“Nuk jam partizan i mesazheve të mbyllura dua që gjërat të jenë të hapura. Duke parë të vërtetën në sy reflekton sesi t’i bësh më mirë gjërat” shprehet Gentian Koçi
Suzana Prifti, një aktore e talentuar që i ishte mohuar skena në diktaturë, ndihet shumë e lumtur që është pjesë e një filmi të suksesshëm.
“Përgëzim është fjalë e vogël për Gentin. Na dha mundëisnë të shfaqemi si aktorë e ta trajtojmë me dinjitet këtë temë” shprehet Suzana Prifti
Filmi “Dita Zë fill” ishte një nga shtatë filmat e përzgjedhur që garuan në Sarajevë.
Ky film është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga ARTALB FILM dhe GRAAL dhe është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Greke e Filmit- EURIMAGES, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës e më gjerë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
në Festivalin e Sarajevës">