Ditë e mbushur me tensione për disa, ja parashikimi i yjeve për ju sot

Ditë e mbushur me tensione për disa, ja parashikimi i yjeve për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë e mbushur me ulje-ngritje, ku duhet të tregoheni të durueshëm, në pritje të ditëve më të mira.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi kohëve të fundit kanë qenë të shumta. Me gjasë mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por tashmë duhet munduar që ta mblidhni dorën sa më shumë, aty ku është e mundur. Sa i takon ndjenjave, situata është e tensionuar.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Kjo e diel do të jetë mjaft pozitive, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Mjaft të favorizuara janë takimet, ndaj përfitoni. Keni nevojë që të argëtoheni.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ju pret një ditë e mbushur me tensione lidhur me sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Mundohuni që të mos nervozoheni.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të ndiheni më të fortë. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Kjo e diel do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur sa i takon punës. Do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të vlerësoheni siç duhet. Lidhur me disa projekte do të ketë ngadalësime, ende pa nisur mirë

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të merrni vendime të rëndësishme, madje edhe drastike. Kjo gjë mund të ndodhë edhe në dashuri, nëse jeni përballur me keqkuptime të cilat i keni konsideruar të pazgjidhshme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kësaj të diele dhe nuk do të keni aspak dëshirë për të bërë asgjë. Mundohuni që të shkarkoni nervozizmin tek të tjerët, sidomos tek njeriu i zemrës.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Kjo e diel do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, pas një faze në vend numëro, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni që të jeni më entuziast, pasi në të kundërt rrezikoni që të mërziteni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Mund të ketë probleme në sferën sentimentale lidhur me të kaluarën, por që do arrini që ti kapërceni, sidomos nëse arrini që të rifitoni besimin dhe optimizmin. Yjet do të kenë ndikim pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që ta rimerrni veten.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kjo ditë do të nxjerrë në pah disa probleme në dashuri, ku mund të ketë tensione, ndoshta për shkak të problemeve që keni pasur më parë. Mundohuni që të sqaroni gjithçka sa më parë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave