Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell.

Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.

Temperaturat do të shënojnë vlerën maksimale 36 gradë celcius.

Era e lehtë do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1- 2 ballë.