Dite e paqëndrueshme për ata që kanë një lidhje! Beqarët do kenë shumë takime...ja horoskopi për sot

Dite e paqëndrueshme për ata që kanë një lidhje! Beqarët do kenë shumë takime...ja horoskopi për sot

DASHI

Do jeni shume kapricoze gjate kësaj dite dhe nuk do kënaqeni me ato qe do ju ofroje partneri. Marrëdhënia me te do lere për te dëshiruar. Nëse jeni beqare nuk do jeni nga atë qe do pranoni çdo lloj ftese qe do ju behet, përkundrazi do prisni te vije momenti i përshtatshëm për te filluar një lidhje afatgjate. Sektori i financave do jete i mbrojtur nga yjet dhe nuk do keni asnjë tronditje.

DEMI

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume me i ngrohte se me pare. Gjate gjithë kohës do ndiheni te sigurte për hapat qe keni hedhur dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do realizojnë plot takime dhe sot do preferojnë vetëm te njihen sa me shume me personat qe do takojnë. Ne planin financiar hapat qe do hidhni do jene te gabuara dhe pasojat do i shihni nesër.

BINJAKET

Me mbështetjen e Venusit sot do arrini te ndryshoni tërësisht jetën tuaj ne çift dhe buzëqeshja do ju rikthehet si me pare. Sot nuk do ndiheni për asnjë moment keq. Beqaret do mbështeten tej mase edhe nga miqtë kështu qe sot do kenë njohjet qe kane ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jene aspak te favorizuara prandaj mire është te bëni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

GAFORRJA

Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do debatoni me partnerin shume ashpër për disa gjera qe kurrë nuk keni rene dakord. Beqaret nuk do kenë asnjë mendje për te ndryshuar diçka ne jetën e tyre, por një takim i rastësishëm ne mbrëmje mund t'i turbulloje. Jupiteri do ua mbroje financave kështu qe mund te përfitoni për te bere një riorganizim.

LUANI

Merkuri do ju ndihmoje te gjeni zgjidhje për gjithçka sot. Pas mesditës do ndiheni edhe me ne humor dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Beqaret duhet te dine te joshin me maturi dhe përkujdes sepse nxitimi nuk do i çoje askund. Po gabuan sot do pendohen për gjithë jetën. Për shkak te buxhetit goxha te mire mund te përfitoni sot për te shlyer disa borxhe te hershme.

VIRGJERESHA

Nëse nuk i jepni rëndësinë e duhur partnerit tuaj ka rrezik qe ta humbni atë pak e nga pak. Mundohuni qe përveçse t'ia shprehni ndjenjat me tepër, te përgatisni edhe ndonjë surprize për te. Beqaret nuk do iu besojnë aspak personave qe do i joshin dhe do preferojnë qe edhe sot te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar për fat te mire do mbizotërojë ekuilibri.

PESHORJA

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Gjithsesi debate dhe konflikte te mëdha nuk do ketë. Ju beqaret do tërhiqeni shume nga disa persona qe ne fakt përveç pamjes nuk kane asnjë vlere. Me mire mos hidhni hapa sepse do lëndoheni. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate. Fatmirësisht qe familjaret do ju gjenden pranë.

AKREPI

Do keni kundërshti te shumta me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë se bashku. Ka rrezik qe marrëdhënia juaj te marre tatëpjetën. Beqaret do kenë një dite te veçante. Nuk do takojnë persona te rinj, por do afrohen mjaft me disa persona qe i njohin qe ne fëmijëri. Financat do jene te mira kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

SHIGJETARI

Do keni shume keqkuptime me njeri-tjetrin ju te dashuruarit dhe për asgjë nuk do merreni vesh me te. Ne fakt disa persona te jashtëm do ju nxitin edhe me tepër për te pasur debate. Beqaret do parapëlqejnë ta kalojnë kohen me miqtë e ngushte dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi ne planin sentimental. Financat duhet ti mbani nen kontroll sepse do ju duhen para edhe për me vone.

BRICJAPI

Mos bëni asgjë me nxitim sot ju te dashuruarit sepse keni për te pasur probleme shume te mëdha me vone. Nëse keni debate për disa tema te rëndësishme, mundohuni te qetësoheni dhe te reflektoni disi. Me inat dhe zë te larte nuk zgjidhet asgjë. Beqaret do fiksohen pas personave te bukur, por qe nuk kane vlera njerëzore. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë.

UJORI

Sot do gjendeni ne situata te tilla ju te dashuruarit kur do arrini ta njihni edhe me mire atë qe keni ne krah. Do e kuptoni edhe njëherë tjetër se keni qene me fat qe e keni gjetur. Beqaret do lodhen me kot duke kërkuar dashurinë sepse nuk do e gjejnë atë. Për financat duhet te përkujdeseni pak me tepër dhe keni për ta pare qe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

PESHQIT

Dite me intensive ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Tani e tutje gjerat mes jush dhe partnerit kane për te ecur edhe me mire. Beqaret do takojnë papritur një person me te cilin do fillojnë një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ju beje te paduruar për te zgjidhur problemet duke bere kështu edhe disa gabime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase