Lamtumirë major Tanushi/ Djemtë dhe shoku i plagosur në lot, Rama: Asgjë nuk vlen sa kujtimi i mirë (VIDEO)

Edhe pse prej disa ditësh të gjithë shpresuan dhe u lutën që major, Klodian Tanushi të shpëtonte gjallë, ai nuk ia doli dot dhë humbi betejën me jetën.

Ditën e sotme atij i është dhënë lamtumira e fundit, ku në nder të tij kanë bërë homazhe qindra të afërm, familjarë ushtarakë e personalitete të rëndësishme të vendit tonë. 'Dëshmori i Atdheut', major Klodian Tanushi,  ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni pas shpërthimit të një mine. Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare, ku në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Në këtë ceremoni të  homazheve të pranishëm kanë qënë edhe tre fëmijët e major Tanushit, të cilët me lot në sy i kanë dhënë lamtumirën babit të tyre. Gjithashtu homazhe për komandatin e rënë në detyrë ka bërë kolegu i tij, Julian Kapaj i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i minës. Minë e cila u mori jetën Klodianit dhe Zarife Hasanajt.

Arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar u përcioll në Varrezat e Dëshmorëve, ku aty major Tanushi do të prehet përgjithmonë. Majori la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, më të voglën vajzën vetëm një vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
'I qoftë dheu i lehtë', major Tanushit i falet namazi para varrosjes sipas fesë islame (VIDEO)

Major, Klodian Tanushit pak para se të varrosej i është falur namazi i xhenazez ashtu siç e kërkon feja islame.

Për fajlen e këtij namazi ka shërbyer myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Në fjalën e tij ai tha se major Tanushi na la një amanet që për atdheun jepet edhe jeta.

"Majorin tonë, nderin e Shqiperisë dhe shiqptarëve e mori në një muaj i begatë si Ramazani e mori në gjirin e vete. Ajo që na ka lënë amanet komandati është : Atë që pati me të shtrenjtën e dha për më të shnjetën. Jetën që i dha zoti e dha për zotin por edhe per Shqipërine dhe për shqiptarët. Duke u shkëputur nga gjiri i familjes. Qoftë i lehtë dheu që po e përcejllim major klodianin. Se si nje besimtar dhe një qytetar duhet të jetë" Qoftë shmebull i ndritur. Ta nderojmë komandat Tanushin i  falet namazi. "  ka thënë Ylli Gurra.

Ora 14:00
Apeli i Fundit, major Tanushi nuk përgjigjet.../ Momenti prekës kur flamuri që mbështillte arkivolin i dorëzohet të atit (VIDEO)

Pas Apelit të Fundit për major, Klodian Tanushi, në nder të tij u mbajt një minut heshtje pranë Varrezave të Dëshmorëve. 

Më pas flamuri që mbulonte arkivolin e major Tanushit, është palosur dhe dorëzuar babit të tij. Ky i funidt me lot në sy e ka puthur duke i dhënë nderimin e fundit të birit.

Ora 13:46
Ministri Lleshaj nuk i mban dot lotët për major Tanushin


Humbja e major, Klodian Tanushit i ka prekur të gjithë. Pas përlotjes së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lotët nuk i ka mbajtur dot as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kujtojmë se Lleshaj para se të merrte detyrën e ministrit të Brendshëm, ka qënë gjeneral i Forcave të Armatosura dhe ndjëshmëria për këtë ngjarje duket se e ka prekur deri në përlotje.

Ora 13:10
Rama: Tanushi u kthye para kohe i mbështjellë me flamurin kuqezi, një fjalë për 3 fëmijët (VIDOE)

Në një fjalim të gjatë në ceremoninë funebre, në nder të kujtimit të major Tanushti, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet familjes, e ndërsa ka vlerësuar punën e bërë të Tanushit, duke cilësuar si një ushtarak model. Në fund ka pasur një fjali për tre fëmijët e tij, të cilëve u tha se do ta kuptojnë atë që ka bërë babai i tyre, kur të bëhen vetë prindër.

"Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, për t'i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe. E kam të vështirë që të gjej fjalë që mbushin zbraztinë e këtij momenti, por zbastinë që do të mbetet në zemrën e fëmijëve, të gruas dhe të prindërve, të afërmve. Dua t'ju jap sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s. Është më e lehtë të japësh jetën, për njerëzit e dashur në çaste ekstreme, apo kur mësyn armiku sy më sy dhe është më e lehtë të këmbesh gëzimin e jetës së tashme, për të lënë të jetojë një njeri i mirë, por është tejet i vështirë dhe besoj ehe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast të korresh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt, se duke larguar minat ke pranuar të japësh farën e mirë që të japësh jetën. Pse një djalë, një prind, pse një burrë shqiptar duhet të kthehet pajetë nga një tokë e panjohur? Pikërisht për këtë. Sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA janë pjesë e këtij misioni, të cilin e mbart si një vlerë të pakrahasueshme dhe tjetërsueshme. Klodiani i ngiti shkallët e karrierës një e nga një, si anëtar i denjë i FA, i përkushtuar dhe fisnik dhe tejet i respektuar, gjë që shpjegon përtej dhimbjes njerëzore edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit, apo zërin e mezi të përmbajtur të ministres së mbrojtjes, që e ka njohur personalisht. Për shumë pak kohë, ai do të kthehej në atdhe do të të mund të përkëdhelte fëmijët, të puthe duart e nënë, apo do të ishte një arsye krenarie për babanë, por u kthye i mbështjellë më flamurin kuqezi, jo për të shkuar në shtëpi, por për të shkuar në banesën e kombit, ku janë mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të. Duke njohur familjet, e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për t'i shërbyer atdheut në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgimi brezash, kultivim i blerave familjare dhe prove e asaj që themi ne shqiptarë: gjaku nuk bëhet ujë.

Jeta e Klodiani, Zarifja dhe shumë të tjerëve që shërbejnë në misionet paqeruajtëse flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë, për shembullin e krijuar që nga marrja e qumështit dhe këshillave të para të babait, deri në përfshirjen në këtë familje të madhe të FA, e cila është e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi. Ata na tregojnë se paqja ka një çmim. Një tjetër dëshmor do të shkoj sot tek nëna Shqipëri dhe nuk është e pamundur, që të bëhet lidhja mes atyre që janë simbol, që kërkon sakrifica të reja në një vend që i përket NATO-s. Të dyja palët i bashkon ana e duhur e historisë, dëshmorët e luftës, janë dëshmorët e një përpjekje kombëtare në anën e duhur të historisë, si kundër dëshmorët e rinj. Çdo jetë e dhuruar në emër të vlerave dhe parimeve që e mbajnë lidhur si një forcë të pakonkurrueshme NATO-n është një shëmbylltyrë e pikërisht e barazizë dhe kontributeve dhe e mundësisë për të qenë të gjithë të barabartë. Ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes, sepse sakrifica e tyre na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë se ku ndodhet se sa vlen ana e duhur ana e historisë. Një fjalë për tre fëmijët: Një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar atë që babi juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë", tha Rama. 

Ora 12:58
Përlotet ministrja Xhaçka: Do të jemi gjithmonë pranë Serxhos, Klesios dhe Darlës (VIDEO)

Ministraj e Mbrotjtjes, Olta Xhaçka është përlotur gjatë fjalimit të saj për nder të major Klodian Tanushit. Ajo ka thënë se tre fëmijët e Tanushit do të kenë gjithmonë pranë përkrhajen e Forcave të Armatosura dhe do të krenohen me gjakun e dhënë nga major Tanushi

Fjala e plotë e ministres Xhaçka:
 

Të dashur familjarë, të afërm e miq të major Klodian Tanushit.

Pak ditë më parë i dhamë lamtumirën e fundit nëntetares ZarifeHasanaj, për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Fatkeqësisht, pak ditë më pas, dhimbja u shtua edhe më shumë.

Ndarja nga jeta e kolegut tonë, major Klodian Tanushit, komandantit të kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, bashkëshortit dhe prindit shembullor të tre fëmijëve është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sadopak dhimbjen në zemrat e të gjithëve.

Edhe pse sot, nderimi ynë përKlodin është pa kufi, e dimë që nuk mund t’ia kthejmë atij të ardhmen, që u vra bashkë me të.

Edhe pse sot, mirënjohja dhe krenaria për të është pa kufi, përsëri nuk mund të zbusin zemrën e bërë gur të familjarëve dhe sidomos të tre fëmijëve të tij.

Në këtë dhimbje të përbashkët, jemi pranë familjes së major Tanushit, pranë babait,Basriut, nënës, Lumturijes, vëllait,Ergysit, bashkëshortes, Semihasë dhe pranë Serxhos, Klesios dhe Darlës, që humbën babain e tyre të dhimbsur e tëpërkushtuar, me premtimin se ata do të kenë tëgjithëpërkujdesjen tonë, sot e përherë që të rriten me ndjenjën e krenarisë për veprën e babait të tyre.

Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë edhe për mua, që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model dhe që shpresoja se do t’ia dilte mbanë në betejën e fortë që nisi me jetën; për veten e tij, për familjarët e të afërmit e tij, për të gjithë ju që po e nderoni sot këtu.

Por ai nuk ia doli, duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me dhimbjen për humbjen e pakthyeshme.

Megjithatë, Klodi, na la të kuptojmë, se ai është nga ata njerëz të rrallë, për të cilët nuk pritet asnjëherë ikja, për të kuptuar se sa e rëndësishme ka qenë prania e tij mes nesh.

Është e vështirë që këtë dhimbje ta përshkruash me fjalë, por nuk është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur përkushtimin, forcën, seriozitetin, profesionalizmin, trimërinë dhe shpirtin e sakrificës së ushtarakut model, major Klodian Tanushit, pasi jeta dhe vepra e tij flasin vetë.

Klodiani zgjodhi t’i shërbente Forcave tëArmatosura dhe vendit në një nga sektorët më të vështirë të saj, në strukturën e grupit special të asgjësimit të municioneve, aty ku rreziku për jetën përgjon nëçdo hap e nëçdo sekondë.

Zgjodhi të shërbente në këtë repart të vështirë, por me një mision shumë fisnik e human, për të shpëtuar jetë të tjera që rrezikohen nga mjetet shpërthyese. major Tanushi e përmbushi me nder këtë mision duke sakrifikuar edhe jetën e tij.

Janë njerëzit si Klodiani që na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe, që na mbushin me forcë dhe optimizëm dhe na bëjnë të ecim përparapër të përmbushur misionin tonë për paqe dhe siguri.

Në ceremoninë e 10-Vjetorit të NATO-s, të cilin e festuam pak kohë më parë, major Klodian Tanushi na dërgoi një mesazh urimi live nga Letonia. Në ato pak fjalë, që ai i shqiptoi me emocion, na la edhe amanetin e fundit:Mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e mbarë shoqërisë.

Pikërisht, kjo e vërtetë na ka mbledhur sot të gjithëve këtu, për të përcjellë me nderime njeriun, që humbi jetën bashkë me të ardhmen e ëndrrat e tij, për paqen e sigurinë e të gjitha familjeve tona.

Duke nderuar Klodin, ne përulemi me respekt përpara një simboli të sakrificës.

Me ndjenjën më të sinqertë të respektit, dua t’u them prindërve të Klodit se

djali juaj jetoi me gatishmërinë për të dhënë gjithçka, sepse ju i dhatë gjithçka.

Ai ishte në anën e çdo familjeje shqiptare, që kërkon siguri e qetësi, sepse ju i mësuat atij vlerën e nderit, të respektit dhe të detyrës.

Sot, ju prindër, vëllezër e motra, bashkëshorte e fëmijë të Klodit, jeni një familje dëshmori, që në breza do të krenohet me gjakun që dha për popullin e Shqipërisë nga gjaku juaj.

Sot, ju kolegë të Klodit, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës, ndjeni një detyrim më shumë për të treguar nën uniformën e trupës sonë, se jemi të gatshëm për të përmbushur me nder çdo mision që na besohet brenda dhe jashtë vendit, në shërbim të sigurisë, të lirisë e të paqes.

Sot, ne të gjithë, kemi një arsye më shumë, për të ecur më shpejt përpara dhe në drejtimin e duhur, që t’u japim fëmijëve të Shqipërisë një atdhe të denjë për gjakun e të rënëve në krye të detyrës.

Jeta jote Klodi ishte luftë. Betejën me jetën nuk e fitove, por fitove atë me përjetësinë.

Prehu në paqen e përjetshme Heroi ynë, Dëshmori ynë më i ri i Atdheut!"

Ora 12:49
Gjeneral Kollçaku, prek me fjalët për major Tanushin: Lamtumirë vëllai ynë (VIDEO)

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka preku të gjithë me fjalët e tij për major Tanushin. Ai tha se tashmë Forvcat e Armatosur do të kenë një arsye më shumë për të çuar deri në fund misionet e tyre. 

Fjala e plotw e Gjeneralit: 

"E dashur nëna e Klodianit,

I dashur Basri,

Të shtrenjtët Serxho, Klesio dhe Darla e vogël,

E nderuar Semiha,

Të dashur familjarë, të afërm dhe miqtë Klodianit,

Përditë të tëra, ju dhe ne, mbajtëm frymën dhe me dridhjen ë zemër u lutëm përjetën e Klodianit. Shpresuam për mrekullinë.Kurrë nuk donim ta shqiptonim, por nandodhi dhe trishtimi e hidhërimi na zuri përsëri. Tani naduhet ta përcjellim Klodianin. Tronditja është e pamatë, por jeta na do të mbahemi dhe të qëndrojmë të fortë.

Komandant, sot një Forcë e Armatosur dhe çdo shqiptar, për ty, do mbajë heshtje dhe do përulet, do qajë dhe do mbajë zi, sepse, siç e kanë thënë kolegët e tu të NATO-s, ne “Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë”.

Nukmund t’i gjejmë fjalët përtë shpre hurdhimbjen, por gjejmë dhe kemi aq shumë për të thënë për punën, shërbimin, përkushtimin dhe angazhimin e Major Klodit. I kudondodhur dhe i palodhur ,në situatat më tërrezikshm edhe më të nxehta, në vend dhe jashtë tij, kudo që e thirri detyra, kudo që e kërkonte nevoja.Kanë aq shumë për të thënë kolegët e tij shqiptarë dhe tëAleancës, për Klodin njeri, për profesionistin, për komandantin. Ai ishte komandanti dhe ushtari, që gjendej gjithmonë në krye, siç u gjendme kolegen e tij. Ashtu i heshtur, i bindur, pa fjalë,pa zëdhe pa ankesa,ai kreu çdo ditë detyrat e tij, shërbimin e tij, për dinjitetin e vendit, për t’i dhënë zë dhe nder Shqipërisë. Ti, Klodiani paharruar, do mbetesh frymëzimi, krenaria dhe nderi i Forcës së Armatosur, nderi i këtij vëndi. Dhe Shqipëria dëgjon, shënon dhe nukharron!Vepra e dëshmorëve është amaneti jonë. 

Nënë Lumturia,

Kolegu ynë Basri, Asgje nuk mund ta shërojë plagën dhe dhimbjen Tuaj. Gjithë këto ditë dhe tani që flas, mendja më shkon,zemra më dhemb dhe shpirti më lëshon, për Serxhon, Klesion dhe engjëllin e vogël Darla. E kuptoj që është e rëndë dhe prekëse, portë gjithë kemi nevojë ta shprehim dhe ta nxjerrim dhimbjen. Kjo është ndjenja jonë, ndjenja e të gjithëve. Por ne të rriturit,n aduhet të bëhemi të fortë, të qëndrojmë në këmbë dhe t’u gjendemi pranë Semihas dhe fëmijëve tështrenjtë të Klodianit. Gjithçka e bëjmë për fëmijët.Klodiani sakrifikoi përfëmijët, për të ardhmen e tyre. Ne, të gjithë bashkë, duhet dhe do bëjmë gjithçka për ta.Ne nuk do t’ju lemë vetëm!

Moralin lart! Ne i dimë rreziqet, i  dimë edhe vështirësitë, por kjo është puna jonë, kjo është detyra jonë dhe në emrin tuaj, në emër të sëardhmes së fëmijëve tanë,në emër të Shqipërisë, ne do të vazhdojmë të jemi në frontin e përbashkët ku jemi kërkuar dhe urdhëruar. Ne do të jemi gjithmonë gati!

Komandant Klodi do na marrë malli për ty, për zërin tënd, për ngrohtësinë tënde, për fjalën tënde, për urdhërint ënd, për komandën tënde! Shërbimi yt do mbetet ishenjtë, prandaj po të përcjellim në vendin e shenjtë, pranë martirëve tanë, tek t ë pavdekshmit e kësaj toke!

T’uprehtë shpirti në paqe, ishtrenjti Klodian! Lamtumirë vëllai ynë!"

Ora 12:04
Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit


Në seancën plenare të ditës së sotme është mbajtur një minut heshtje në nder të majorit të rënë në detyrë, Klodian Tanushi.

Ndërkohë pas homazheve në nder të Tanushit në Muzeu Kombëtar, do të mbahet ceremonia shtetërore më pas arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar  të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Ora 11:22
Meta: Përulem me nderim për sakrificën dhe kontributin e Tanushit në FA

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve të zhvilluara ditën e sotme në "Muzeun Historik Kombëtar". Në një status të shkurtër në rrjetet sociale, Meta ka vlerësuar kontributin e Major Klodian Tanushit në Forcat e Armatosura, e ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve të Tanushit.

"Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.

Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babanë, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar", shkruan Meta.

Ora 11:21
Momente prekëse, rreshter Kapaj i vetmi që i shpëtoi minës bën homazhe për major Tanushin (FOTO)

Një moment prekës ka qënë ardhja e rreshter  Julian Xhevat Kapaj i cili është i vetmi ushtarak që i  shpëtoi shpërthimit të minës në Letoni. Mina që shpërtheu i mori jetën në vend nënteatre Zarife Hasanajt ndërsa plagosi major Klodian Tanushin dhe rreshter Julian Kapaj.

Vetë Tanushi nuk mundi tu shpëtonte plagëve të marra ndërsa Kapaj fatmirësisht ka shpëtuar dhe ka arritur të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të kolegut të tij të ndjerë Klodian Tanushi edhe pse me paterica.

 

Ora 10:54
Krerët e shtetit nderojnë në homazhe 'Dëshmorin e Atdheut', Klodian Tanushi

Përveç një numri  të madh të Forcave Ushtarake në ceremoninë e homazheve për majorin e rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi kanë marrë pjesë edhe disa nga krerët e shtetit. Në nder të 'Dëshmorit të Atdheut' kanë marrë pjesë në homazhe: Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli; ish-deputetetët e PD-së, Edi Paloka dhe Etmond Spaho; si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në vijim pritet të vijnë për të kryer homazhet edhe figura të tjera të shtetit shqiptar. Ndërkohë shihet një prani e madhe edhe e qytetarëve që kanë ardhur për të kryer homazhe në nder të major Tanushit.

Ora 10:15
Ceremonia e homazheve/ Momente pikëlluese të tre fëmijëve krah arkivolit të major Tanushit (FOTO)

Kanë nisur homazhet për majorin e rënë në krye të detyrës në Letoni, Klodian Tanushi në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë një numër i madh ushtarakësh, të afërmish dhe figura politike. Ndërkohë anash arkivolit të 'Dëshmorit të Atdheut' janë familjarët e tij së bashku me tre fëmijët e vegjël që la pas. Djali i tij i madh 14-vjeçar, djali tjetër 11-vjeçar dhe vajza më e vogël 1-vjeçare.

Ndërkohë sot të gjithë flamujt e institucioneve do të jenë në gjysmëzhtiz në nderim të major Tanushit.

Ora 10:10
Ceremonia e homazheve/ Fëmijët dhe të afërmit i japin lamtumirën major Klodian Tanushit (VIDEO)

Sot po i jepet lamtumira “Dëshmorit të Atdheut”, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Në të gjithë vendin flamuri është ulur në gjysmështizë.

Homazhet po zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ku të pranishëm janë të afërm, bashkëshortja, tre fëmijët dhe prindërit e Tanushit. I pranishëm në homazhe ishte dhe Presidenti Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 16/05/2019 17:58

    Ngushllime per familjen tuaj dhe te koleges,qofshi te xhenetit.

    Përgjigju
  • CaBone: 16/05/2019 16:04

    R.I.P o trrim, ngushllime familjes dhe ti beft zoti ato dy angjej luan. I patsh len jeten ishalla. Ngushllime

    Përgjigju
  • deva: 16/05/2019 13:08

    ngushellime familjes dhe engjujve te mrekullushem zoti ju rujt.

    Përgjigju
  • Tirana: 16/05/2019 12:54

    Kush ja rrite femite tash nato?

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 16/05/2019 12:07

    U preft ne paqe Zoti Tanushi, jo vetem Shqiperia te falenderon per jeten qe ke dhene per te miren e kesaj bote kriminele. Past lene uraten familjes tende te mrekullushme. Shpresoj ne nje ndihme e nje pension per jetesen e familjes tende nga shteti.

    Përgjigju
  • Erik: 16/05/2019 11:23

    Ngushellime engjejve te tij dhe gjithe familjes, u prehte ne paqe dhe lavdi emrit te tij.

    Përgjigju
  • sari: 16/05/2019 10:54

    te rujt zoti femijet e i pac me jete e dhimbje per jeten tuaj te nderprere, lavdi deshmorve te atedheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë